E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektligji për kujdesin shëndetësor, pranë finalizimit

Shtëpia e Bardhë thotë se negociatorë të lartë të kujdesit shëndetësor janë
shumë pranë finalizimit të legjislacionit të rëndësishëm për reformën
shëndetësore, përparësia kryesore e presidentit Obama në politikën e brendshme.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs citoi përparimin e bërë dje pas
takimit mes zotit Obama dhe udhëheqësve në Kongres të partisë demokrate.Negociatorët po përpiqen të bashkojnë versionet e ndryshme të
legjislacionit për kujdesin shëndetësor të miratuar nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.Burime të partisë demokrate thanë se kanë arritur një marrëveshje tentativë
për mënyrën e pagimit të kujdesit shëndetësor, përfshi një taksë në çmimet e
larta për planet e kujdesit shëndetësor të siguruara nga punëdhënësit. Senati përfshiu taksën në versionin e tij, por
Dhoma e Përfaqësuesve e kundërshtoi atë, duke thënë se dëmton familjet e klasës
së mesme. Në fjalimin e tij gjatë një takimi për politikat demokrate në Dhomën
e Përfaqësuesve zoti Obama kritikoi ligjvënësit republikanë që kanë vazhduar të
qëndrojnë të bashkuar në kundërshtimin e reformës në kujdesin shëndetësor. Zoti
tha se në se republikanët kërkojnë të bëjnë fushatë kundër projektligjit
përfundimtar, ai nuk do të ketë frikë të luftojë me ta.//rd// 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›