Sot 11 vjet nga masakra e Reçakut
PRISHTINE-Në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, sot shënohet 11 vjetori i ngjarjeve të përgjakshme, kur forcat serbe patën vrarë 45 civilë shqiptarë. Ish shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, ambasadori William Walker, këtë ngjarje e pati cilësuar si "krim kundër njerëzimit". Masakra e Reçakut njihet si një nga ngjarjet kryesore që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke i paraprirë proceseve që çuan deri tek fushata e bombardimeve të NATO-s. (d.b/BalkanWeb)