Deputeti Bakalli mbledh firmat “anti-central”
26/04/2009 Peticioni me firmat në qeveri
SHKODER- Deputeti i Shkodrës Gilman Bakalli ka marrë dje iniciativën e grumbullimit të firmave të qytetarëve që janë kundër ndërtimit të një centrali bërthamor në kryeqendrën e veriut. Firmat e grumbulluara i janë bashkangjitur një peticioni drejtuar qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit Sali Berisha, ku i kërkohet mosndërtimi i centralit bërthamor, të shumëpërfolur këto ditët e fundit në Shkodër. Pavarësisht se deklaratat e fundit të drejtuesve të qeverisë e parlamentit flisnin për një shpifje të kreut të PS-së Edi Rama, përsëri deputeti Bakalli shprehur shqetësim rreth marrëveshjes që pritet të arrihet më 28 prill të këtij viti mes Kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe atij kroat Sanader, mbi ndërtimin e centralit bërthamor, duke injoruar rrezikun e provuar shkencërisht. Shqetësimi vjen edhe nga fakti se nuk pati një reagim ndaj deklaratës së Kryeministrit kroat, i cili pak ditë pas reagimit qytetar shkodran u shpreh se fillimisht bëhej fjalë vetëm për nënshkrimin e një marrëveshjeje mirëkuptimi për ndërtimin e një centrali të tillë në vendin tonë. Deputeti Bakalli ka kërkuar nga qeveria e Kryeministrit Berisha që të mos i imponohet vullnetit të shkodranëve. Mbi një mijë qytetarë shkodranë i janë përgjigjur thirrjes së deputetit Bakalli për firmosjen e peticionit anticentral bërthamor. Ndërkohë që një pjesë tjetër shprehnin besimin se Berisha nuk mund t’ia bënte një krim të tillë Shkodrës që e ka votuar gjithmonë. Gjatë gjithë paradites deputeti bakalli i mbështetur dhe nga bashkëqytetarët e tij ka qëndruar para radio Shkodrës për të mbledhur firmat. Ky mision i ndërmarrë prej tij do të vijojë dhe ditët e tjera. Ndërkohë deputeti Bakalli është shprehur se Berisha i ‘97-s dhe Gërdecit nuk mund të japë më siguri për fjalët e tij që i ndryshon herë pas here. Bakalli theksoi se Berisha po mohon ndërtimin e centralit bërthamor në Shkodër, pasi jemi në fushatë elektorale, por më pas nuk dihet se si mund të veprohet, ndaj duhet që të gjithë qytetarët ta paraprijnë Berishën, në mënyrë që centrali të mos ndërtohet asnjëherë. Vetëm pak ditë më parë dhjetëra të rinj me pankarta në duar dolën në rrugët e Shkodës për të protestuar kundër ngritjes së centralit bërthamor. Ata kundërshtuan me forcë ngritjen e kësaj vepre, pasi për ta do të thoshte vdekje. Madje ata e kanë ilustruar dhe me figura ku shfaqeshin njerëz me deformime. Deputeti Bakalli është shprehur se si përfaqësues i shkodranëve në Parlamentin shqiptar do ta ngrejë me forcë zërin kundër një krimi të tillë që pritet t’i bëhet Shkodrës. Ky aksion do të vijojë dhe ditët e ardhshme ku qindra qytetarë pritet t’i bashkohen këtij peticioni.
FIRMAT
Gilman Bakalli ka marrë dje iniciativën e grumbullimit të firmave të qytetarëve që janë kundër ndërtimit të një centrali bërthamor në kryeqendrën e veriut. Firmat e grumbulluara i janë bashkangjitur një peticioni drejtuar qeverisë shqiptare ku i kërkohet mosndërtimi i centralit bërthamor
Banorët
Mbi një mijë qytetarë shkodranë i janë përgjigjur thirrjes së deputetit Bakalli për firmosjen e peticionit anticentral bërthamor. Ndërkohë që një pjesë tjetër shprehnin besimin se Berisha nuk mund t’ia bënte një krim të tillë Shkodrës që e ka votuar gjithmonë.