E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi: Shqipëria ka mbështetjen tonë në rrugën drejt BE-së

26/04/2009  Presidenti Francez do të vizitojë së shpejti Shqipërinë

Presidenti i Francës Nikola Sarkozi i ka premtuar dje Kryeministrit shqiptar Sali Berisha mbështetje në rrugën e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane. Këtë premtim Presidenti francez e bëri dje gjatë një takimi që zhvilloi në Pallatin “Elize” me Kryeministrin Berisha, i cili ndodhet në Francë në një vizitë njëditore me ftesë të vetë Presidentit francez. Premtimi Francës, e cila për nga pozicioni zë një vend të rëndësishëm në Parlamentin Evropian, vjen në një kohë kur Shqipëria po përgatitet të bëjë aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE. Nga ana e tij Kryeministri Berisha e cilësoi këtë takim me Presidentin francez si një hap historik mes dy vendeve. Duke u ndalur te zgjedhjet e 28 qershorit, të cilat do të jenë dhe një test për të ardhmen evropiane të vendit, Berisha dha garanci se qeveria që ai kryeson do të bëjë të gjitha hapat e nevojshëm që ato të jenë brenda standardeve të kërkuara. “Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është edhe pajisja e shtetasve shqiptarë me letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike”, - tha Berisha

Nga ana e tij vetë Presidenti francez i uroi mirëseardhjen Kryeministrit dhe bashkë me të edhe Shqipërisë në aleancën më të madhe ushtarake, NATO, duke i shprehur në të njëjtën kohë dhe falënderimin e tij për pjesëmarrjen e Shqipërisë me forcat e saj përkrah Aleancës Euroatlantike si dhe Kombeve të Bashkuara në Çad. Presidenti Sarkozi u shpreh se së shpejti do të vizitojë vendin tonë dhe do të shohë nga afër Shqipërinë. Kryeministri Berisha, duke iu përgjigjur, u shpreh se e gëzonte së tepërmi ky lajm dhe Presidenti Sarkozi do të jetë presidenti i parë francez që viziton Shqipërinë dhe se do të pritet nga një popull që e do dhe e vlerëson, veçanërisht një popull mirënjohës ndaj mbështetjes që Presidenti Sarkozi dhe qeveria franceze u kanë dhënë proceseve integruese të Shqipërisë.

Zgjedhjet

Duke u ndalur te zgjedhjet e 28 qershorit, të cilat do të jenë dhe një test për të ardhmen evropiane të vendit, Berisha dha garanci se qeveria që ai kryeson do të bëjë të gjitha hapat e nevojshëm që ato të jenë brenda standardeve të kërkuara

Vizita

Presidenti Sarkozi u shpreh se së shpejti do të vizitojë vendin tonë dhe do të shohë nga afër Shqipërinë. Kjo është hera e parë që një president i Francës viziton vendin tonë, duke pasur parasysh dhe rëndësinë që ka ky vend në vendimmarrjen botërore

Por duket se energjetika dhe investimet franceze në Shqipëri kanë qenë një pikë tjetër e bisedës mes Presidentit Sarkozi dhe Kryeministrit të Shqipërisë. Duke i bërë një panoramë të shkurtër, Berisha i shpjegoi presidentit Francez se Shqipëria është një vend me potencial të madh energjetik të pashfrytëzuar, si dhe kemi krahun e punës më të favorshmin në Evropë “Investimet e kompanive franceze, me mbështetjen edhe të qeverisë shqiptare, do të jenë një histori suksesi në Shqipëri. Ne jemi një vend i vogël, por me potenciale shumë të mëdha në energjetikë, në minerale, turizëm, kemi një krah pune ndër më të favorshmit në Evropë”, - tha Berisha. Më herët Kryeministri zhvilloi një takim dhe ministrin e Jashtëm të Francës, zotin Bernard Kushner.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›