Kujdes uljen e remitancave dhe eksporteve
26/04/2009 Shqipëria vlerësohet nga një prej tre kompanive më të njohura të vlerësimit Moody’s
Raporti i tërheq vëmendjen politikës për forcimin e institucioneve
Shqipëria është duke konsoliduar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, sado që e njëjta gjë nuk mund të thuhet për vendet e tjera të botës. Ky është një prej përfundimeve në të cilën ka arritur Agjencia e Vlerësimit Moody’s. Ministria e Financave ka bërë të ditur dje se kjo agjenci, një ndër 3 agjencitë më prestigjioze në vlerësimin e korporatave dhe vendeve, e ka vendosur Shqipërinë në kategorinë B. Ky fakt nënkupton se zhvillimi dhe stabiliteti ekonomik në vend është i qëndrueshëm. Gjithsesi, kjo agjenci i vë theksin faktit se një sërë çështjesh që duhet të tërheqin vëmendjen e politikëbërësve dhe institucioneve në Shqipëri për të ardhmen janë ulja e remitancave, pra dërgesave të emigrantëve dhe përmirësimi i deficitit të llogarisë korente. “Forcimi i institucioneve dhe rritja e parashikueshmërisë së politikave që ndiqen dhe gjithashtu zgjerimi i bazës së eksporteve dhe ulja e riskut të bilancit të pagesave duan vëmendje”, - thekson raporti. Sipas të dhënave të bëra publike prej kësaj agjencie, prodhimi i brendshëm bruto ka pasur një rritje të qëndrueshme në vitet e fundit, inflacioni ka pasur një ulje të ndjeshme. Sipas Moody-it, ambienti financiar është mbrojtur nga kriza jo vetëm falë mungesës së sofistikimit të sektorit financiar dhe politikave të ndjekura, por edhe masave fiskale në orientimin pro biznes, uljes së taksave dhe reformave të standardeve evropiane. “Investimet publike në tërësi, ai i rrjetit infrastrukturor në veçanti e sidomos i kushtohet vëmendje e posaçme aksit rrugor Rrëshen – Kalimash si një investim për të gjithë rajonin Kosovë - Shqipëri dhe më i madhi i ndërmarrë ndonjëherë nga shteti shqiptar apo përmirësimi i situatës energjetike në vend nëpërmjet menaxhimit më të mirë si dhe situatës hidrike të favorshme. Këtu theksohet edhe privatizimi i segmentit të shpërndarjes së KESH-it si një sukses për të rritur eficiencën në këtë sektor si dhe investimet e mëtejshme në energjetikë. Kjo vihet në dukje si sukses në kushtet kur tregjet ndërkombëtare të kapitaleve kanë përjetuar situata jo të favorshme”, - thekson raporti, i cili vlerëson forcimin e supervizionit në sektorin bankar e financiar nga Banka e Shqipërisë. Masat ligjore fiskale me orientim pro biznes dhe drejt uljes së taksave, sipas raportit, vazhdojnë të mbështesin rritjen ekonomike.
Sistemi i ri
Në rast se zona kadastrave është në sistemin e ri të regjistrimit dhe ndërtimi informal është mbi një truall të regjistruar në pronësi të poseduesit të ndërtimit pa leje, në fillim do të identifikohet kartela përkatëse meqë pronari i tokës është ndërtues i pasurisë së legalizuar.
Prona shtet
Në rastin kur ndërtimi është ngritur mbi një truall në pronësi shtetërore, atëherë do të bëhet identifikimi i kartelës shtet. Janë specialistët e zyrave të hipotekës, të cilët do të merren me plotësimin e kartelave, sipas procedurave teknike të miratuara në këtë udhëzim.