Deputeti Tola braktis grevën për përkeqësim të shëndetit të tij

Deputeti i PDK-së Ymer Tola ka ndërprerë grevën e urisë, sepse ai nuk mund të vazhdonte më pasi gjendja shëndetësore është rënduar. Kanë qenë burimet zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, që kanë bërë të ditur se, deputeti Tola duhet të lejë grevën pasi gjendja e tij është e rëndë. Tola është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ndodhet nën kontrollin e mjekëve. Deputeti Tola, ka shfaqur probleme shëndetësore edhe në ditët më përpara. ...