E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti britanik Bill Newton: Shqipëria, eksperiencë e suksesshme për rajonin në luftën kundër krimit dhe trafiqeve

Gjatë punimeve të Forumit të Crans Montana-s, në Monte Carlo, deputeti britanik Bill Newton i cilësoi impresionuese rezultatet e Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe trafiqeve. Ai u shpreh se fakti që tashmë Shqipëria nuk mund të përdoret më si vend tranziti prej mafias nuk e zgjidh problemin e krimit ndërkufitar, pasi krimi i organizuar gjen rrugë të tjera për të depërtuar. Në këtë drejtim, deputeti britanik theksoi faktin që eksperienca të tilla të suksesshme si ajo e Shqipërisë duhet të shërbejnë si shembull edhe për vendet e tjera të rajonit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›