E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jean Paul Carteron vlerëson reformat e qeverisë në luftën kundër korrupsionit

Presidenti dhe themeluesi i Forumit të Crans Montana-s, Jean Paul Carteron vlerëson reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në luftën kundër korrupsionit. Presidenti Carteron i bëri këto komente në Panelin e luftës kundër korrupsionit të Forumit të Crans Montanës që po zhvillohet në Monte Carlo.  

Duke diskutuar për luftën kundër korrupsionit, Carteron u shpreh se Shqipëria është vendi që në këto dy vjet doli nga kthetrat e mafias. Sipas tij, rezultatet e arritura janë spektakolare, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, si përpjekja më e madhe e qeverisë për të rimëkëmbur vendin.

Duke dhënë si shembull faktin se Kryeministri Berisha ka bërë publik numrin e tij të celularit për të komunikuar me qytetarët dhe problemet që ata hasin në funksionimin e administratës shtetërore, Zoti Carteron tha se përfshirja direkte në linjë të parë e Kryeministrit në këtë betejë, ka sjellë rritjen e besimit të qytetarëve në reformat e ndërmarra nga qeveria.

Shqipëria u përfaqësua në këtë Forum nga Zëvendsministri i Brendshëm Gent Strazimiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Premçi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›