E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha merr një mesazh falënderimi nga Presidenti francez Nikolas Sarkozi

Kryeministri Berisha mori një mesazh falënderimi nga Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, në të cilin thuhet;  

“Ju falënderoj shumë për mesazhin përgëzues që më keni dërguar me rastin e zgjedhjeve parlamentare, për të cilat kisha ndjeshmëri të lartë. 

Përfitoj nga rasti për t’ju shprehur angazhimin tim maksimal për thellimin dhe vazhdimin e marrëdhënieve tejet miqësore që lidhin dy vendet tona. 

Ju siguroj se Franca do të vazhdojë t’i japë Shqipërisë mbështejen e saj për reformat që synojnë modernizimin dhe fuqizimin e shtetit ligjor, duke ecur përpara në këtë mënyrë në rrugën e afrimit me Europën”. 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›