E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria centralizon të gjitha shpenzimet e agjencive qeveritare

Kryeministri bëri të ditur dje gjatë mbledhjes së qeverisë se në buxhetin 2008 janë centralizuar të gjitha shpenzimet e agjencive qeveritare, si në karburante, në kompjuterë, pajisje zyrash, gjeneratorë dhe zëra të tjerë.

Do të jetë një Departament apo Agjenci e Ministrisë së Brendshme, e cila do të hapë tenderin, jo më për të bërë blerje të veçanta për çdo institucion të administratës, por për të blerë në bllok zëra të ndryshëm, sipas nevojave, për mbarë administratën. Ky ndryshim sjell një ulje të ndjeshme të shpenzimeve për të gjitha institucionet.

 “Jam i sigurt se kjo lloj blerjeje do të kursejë së paku 20 për qind të shpenzimeve që bëhen për këto zëra të domosdoshëm për funksionimin e administratës”, u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›