4 pikat e PS-së, Rama: Tryezë urgjente e partive politike

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka bërë thirrje partive politike parlamentare të ulen në një tryezë për të diskutuar në lidhje me reformën zgjedhore, reformën parlamentare, heqjen e imunitetit dhe përzgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Duke folur në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama theksuar se nëse ka vullnet politik zgjidhja e këtyre 4 çështjeve mund të bëhet brenda një dite.
Sipas kreut të PS-së, Edi Rama mbledhja e tryezës së partive është urgjente dhe ajo synon të zgjidhë problematikat thelbësore për të cilat vetë BE-ja ia ka vënë si kusht Shqipërisë në rrugën e saj integruese në familjen evropiane.
Ai ka theksuar se 4 pikat e paraqitura nga PS-ja nuk janë ultimatume por zgjidhja e tyre është domosdoshmëri për të ndihmuar partnerët ndërkombëtar që më pas ata të ndihmojnë vendin në provimin e vjeshtës për statusin e BE-së.
vijon...