E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbledh aleatët, Meta: Me rëndësi një proces transparent

Kryeministri Berisha ka mbledhur sot krerët e partive të mazhorancës për të diskutuar në lidhje me përzgjedhjen e një kandidati për postin e kreut të shtetit. Në një pronocim për media pas takimit, kreu i LSI-së Ilir Meta theksoi se është konstatuar një vullnet pozitiv nga mazhoranca për një president konsensual.

“Ne takim u konfirmua vullneti për të ecur me përgjegjshmëri maksimale drejt një zgjidhje konsensuale për zgjedhjen e presidentit dhe duke pasur në konsideratë raundin e parë do të intensifikohen përpjekjet e partive të maxhorancës duke mbledhur edhe bërë konsultimet brenda forumeve dhe më pas së bashku në mënyrë që të ndërtohet një raport tepër serioz për t`i dhënë mudnësi opozitës që të përfshihet edhe ajo me vullnet pozitiv për t`i kontribuar procesit” theksoi Meta.

Meta gjithashtu deklaroi se nuk është diskutuar asnjë emër konkret për kandidat nga maxhoranca. “Nuk kemi asnjë emër nga maxhoranca apo propozim, sepse këto do diskutohen më pas, i rëndësishem është rikonfirmimi i vullnetit për një zgjedhje konsensuale për emrin e presidentit të ri që të jetë një emër që të sigurojë konsensus” shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›