E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Ambasadorët: Me rëndësi procesi sesa emrat

Për më shumë se 1 orë trojka e ambasadorëve të akredituar në Tiranë kanë zhvilluar një takim me kreun e PS-së Edi Rama. Në një prononcim për mediat pas takimit, ambasadorët kanë theksuar se më shumë se sa emrat për kreun e ri të shtetit më i rëndësishëm është procesi i përzgjedhjes së tij.

Duke mohuar të kenë folur për emra konkretë, trojka e ambasadorëve ka deklaruar se duhet të zgjidhet një kandidat konsensual.

Sipas ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu “ka një mundësi që me sa duket nuk është marrë ende në konsideratë”.

“Nuk kam dëgjuar një emër konkret, por procesi është më i rëndësishëm sesa emrat. Ka interes të përbashkët, palët kanë rënë dakord për interesin e përbashkët” theksoi Arvizu.

“Ne nuk bëjmë asnjë negociatë, jam dakord me Arvizu dhe mendoj se ka një perceptim të faktit se ka një mundësi që duhet gjetur. Ka dialog mes forcave politike rreth rëndësisë për procesin dhe këtë mundësi që lidhet edhe me integrimin e vendit. Perspektivat e integrimit mbeten solide dhe per kete nuk duhen humbur mundesite. Ne nuk diskutojmë për emra, po procese, vizione”- theksoi ambasadori i BE-së Ettore Sequi.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›