E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti i PD, Tritan Shehu: Opozita, në krizë identiteti, bllokoi integrimin për interesa meskine

21-10-2011 / Gazeta 55

“Bojkoti i Partisë Socialistë është një filozofi që përmban dy arsye; e para ka një luftë që ekziston brenda kësaj partie dhe arsyeja e dytë është që bllokimi i statusit do të ulte opozitën dhe do të forconte pozitat e Partisë Demokratike dhe zotit Berisha”. Kështu u shpreh dje deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një komunikim me mediat.
Duke komentuar zhvillimet e fundit politike, deputeti demokrat tha se opozitës i është dhënë një hapësirë për bashkëpunim, por brenda Partisë Socialiste ka një krizë të thellë, një krizë identiteti. “Klasa politike duhet të punojë për 12 pikat e vendosura nga Bashkimi Europian dhe jo të analizojë 10 pikat e propozuara nga kreu i PS-së Edi Rama, pasi ato kanë vetëm një qëllim, bllokues”- u shpreh Shehu. Deputeti i Partisë Demokratike, theksoi se mazhoranca është e hapur për ndryshime dhe por në ato raste kur është e nevojshme. Nga ana tjetër Shehu nuk ka anashkaluar edhe ngjarjen e fundit, atë të vrasjes së ish liderit të Libisë, kolonel Muamar Gadafit. Për atë kjo është një ngjarje që inspirohet nga vlerat e demokracisë, është një sinjal i fortë i një vendi që kërkon të arrijë vlerat e demokracisë perëndimore.
   

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›