Mesila Doda: Mazhoranca gati për dialog me opozitën, por Rama s’do konsensus
Ndërsa Komisioni Europian la një derë të hapur për Shqipërinë në muajin dhjetor për statusin kandidat, duke kërkuar konkretizimin e dialogut mes klasës politike shqiptare, për mazhorancën opozita nuk është e gatshme të ofrojë konsensus. Sipas nënkryetares së komisionit të integrimit Mesila Doda mazhoranca i ka bërë të gjitha ofertat e mundshme ligjore për opozitën sa i përket reformave të kërkuara nga Bashkimi Europian. Duke iu referuar situatës politike dhe qëndrimit të lidershipit socialist zonja Doda shprehet skeptike në mundësinë e bashkëpunimit me opozitën për dy muajt e ardhshëm. Më 12 tetor Bashkimi Europian refuzoi për të dytën herë statusin kandidat të Shqipërisë në këto struktura. Megjithatë drejtues të këtij unioni deklaruan se dera mbetet e hapur për Shqipërinë në muajin dhjetor nëse arrihet konsensusi mes klasës politike në Shqipëri për miratimin e reformave të rëndësishme për integrimin.
...