E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri shtron iftar në Sheshin e Flamurit për besimtarët myslimanë

05-08-2013 / Gazeta 55

Vlorë Mbi 700 besimtarë myslimanë kanë qenë pjesë e iftarit të shtruar nga deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, në Sheshin e Flamurit në mbrëmjen e njohur si Nata e Kadrit. Tahiri është shprehur se komuniteti çam i përket besimit mysliman dhe në vite nuk e ka ndërruar besimin e tij pavarësisht gjenocidit që është kryer ndaj tyre. “Edhe këto ditë që kanë mbetur unë i uroj të gjithëve sa më shumë harmoni, dashuri dhe respekt mes njëri tjetri”- tha deputeti i PDIU. Drejtuesit e komunitetit mysliman kanë falënderuar Tahirin për mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë këtij komuniteti në vite. Iftari i shtruar në Sheshin e Flamurit është kthyer tashmë në traditë, ku me qindra besimtare myslimanë bëhen pjesë e tij.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›