E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti i Partisë Demokristiane, Frrok Gjini, shprehu dje në Kuvend indinjatën e tij dhe të Grupit Parlamentar të PDK-së, që nuk u ftuan të merrnin pjesë në festimet e organizuara nga qeveria me rast



Kryeministri Berisha ka përuruar dje përfundimin e autostradës Lushnjë-Fier. Kjo autostradë ka një gjatësi 21.5 km. Vlera totale e vënë në dispozicion nga qeveria italiane për ndërtimin e saj është rreth 20 milionë euro. Kryeministri Berisha vlerësoi standardin e ndërtimit të kësaj autostrade, duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka ajo në lidhjen e dy epiqendrave të Myzeqesë, Lushnjës dhe Fierit dhe në zhvillimin e tyre.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri, duke iu referuar qëndrimit të opozitës në mbështetje të deklaratave të FMN-së për mosrritje rrogash e pensionesh, u shpreh se qeveria është në gjendje të përballojë krizën dhe të rrisë rrogat e pensionet. “Më duhet t’u them zotërinjve të opozitës, mos derdhni lot krokodili, mos u bëni kollagjer që mbillni çdo ditë zi dhe vetëm zi. Është e vërtetë që ka një krizë botërore të rëndë, është e vërtetë se ajo pasqyrohet kudo, por është e vërtetë se qeveria ime disponon çdo qindarkë për të rritur pensionet, pagat, ashtu siç ka premtuar”, - theksoi kryeministri Berisha.
Vetëm pak ditë më parë përfaqësuesit e FMN-së sugjeruan qeverinë shqiptare që të tërhiqet nga premtimi për rritje pagash e pensionesh, pasi vendi ndodhet në prag të krizës ekonomike dhe nuk mund t’i përballojë masa të tilla.

10 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›