PDK: Ne nuk u ftuam në festimet për NATO-n
Deputeti i Partisë Demokristiane, Frrok Gjini, shprehu dje në Kuvend indinjatën e tij dhe të Grupit Parlamentar të PDK-së, që nuk u ftuan të merrnin pjesë në festimet e organizuara nga qeveria me rastin e anëtarësimit të vendit në NATO. “Kryetarja e Kuvendit vërtet ka deklaruar se të gjithë kanë pasur ftesë për të ardhur në festën e NATO-s, por kjo nuk është e vërtetë. Unë jam këtu për të shprehur indinjatën e thellë për përjashtimin e Partisë Demokratike dhe të Grupit Parlamentar të PDK-së nga festimet e organizuara nga qeveria për NATO-n. Është për të ardhur keq se një festë e tillë kombëtare po kërkohet të privatizohet. E quaj pa vend hakmarrjen që po bëhet ndaj PDK-së”, - është shprehur Gjini, i cili mbështeti deklaratat e partive opozitare për dhënien falas të kartave të identitetit.
10 Prill 2009