Deputeti i Topit nuk shkoi tek Edi Rama
Në ditët e negociatave para votimit në parlament të paketës kushtetuese, presidenti Topi ka tentuar të bindë Edi Ramën për t’i dhënë votat për zgjedhjen e presidentit nga populli.
ADI SHKEMBI
Por kjo negociatë nuk është bërë e mundur, pikërisht sepse deputeti Sami Gjergji, që ka mandatuar kreu i shtetit për të negociuar me liderin e PS-së, nuk ka kontaktuar me këtë të fundit. Ky fakt ka qenë i panjohur për të gjithë mbështetësit e presidentit Topi gjatë gjithë këtyre ditëve dhe është mësuar vetëm të dielën në mbrëmje edhe nga vetë presidenti.
Negociatat
Pak ditë para votimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese, mes të cilave edhe zgjedhja e presidentit nga Kuvendi me 71 vota në raundin e katërt, një grup deputetësh të njohur si mbështetës të presidentit Topi vendosën me këtë të fundit të negocionin me partitë e majta për të siguruar numrin 94 të votave, të mjaftueshme për të miratuar këto ndryshime. Këto negociata u morën edhe më seriozisht pas deklaratave të kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së, se ishte gati të zgjidhte presidentin nga populli, nëse deputetët që e mbështesnin këtë alternativë do të mund të siguronin votat e nevojshme. Një prej këtyre takimeve ishte edhe ai mes Ndriçim Babasit dhe ish-kryeministrit Nano, ndërkohë që deputeti Sami Gjergji ishte ‘mandatuar’ për t’i kërkuar votat kreut të PS-së Edi Rama. Një ditë më vonë, Gjergji u tha deputetëve demokratë në prani edhe të presidentit Topi se, kishte kontaktuar me Ramën dhe ky i fundit e kishte refuzuar këtë kërkesë.
Të dielën
Por ceremonia e ndarjes nga jeta të babait të presidentit, ka shërbyer edhe për një ballafaqim të deputetëve mbështetës të Topit me presidentin dhe kreun e PS-së, Edi Rama. Rreth orës 20:30 të ditës së diel në shtëpinë e vëllait të presidentit, ku priteshin edhe vizitat për ngushëllim, u pa të shkonte lideri i PS-së, Edi Rama. Ndërkohë që rreth 15 minuta më vonë, për ngushëllim shkuan edhe deputetët Ndriçim Babasi, Pal Dajçi, Sami Gjergji dhe Dashnor Sula. Në këtë moment, duket se presidenti është kujtuar për atë ‘moskorrektesë’ të Sami Gjergjit, lidhur me negociatat me Ramën dhe i është drejtuar deputetit të Durrësit me fjalët “ke bërë një gabim shumë të madh Sami”. I ‘zënë’ në befasi deputeti Gjergji mësohet t’i jetë drejtuar presidentit “ishalla nuk është gabim i madh, se të voglin e rregullojmë”. Në atë moment ka ndërhyrë edhe deputeti Babasi, duke thënë se “gabimi është i madh, nuk ka gabime të vogla me presidentin”. Ndërkohë, për të ‘shuar’ debatin mes demokratëve në një vend të papërshtatshëm siç ishte ceremonia mortore e të atit të presidentit, ka ndërhyrë kreu i PS-së, Edi Rama, duke i thënë deputetit Gjergji se “kur merr përsipër biseda të tilla, mos e mbaj të fikur telefonin”. Por, ky debat, i cili duket se nuk do të ndërpritej, u ndërpre për shkak të vizitave të shumta në shtëpinë e vëllait të presidentit.