E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria të kërkojë statusin e kandidatit”

Shqipëria duhet të përfitojë nga momenti pozitiv i marrjes së ftesës për në NATO dhe të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtar edhe në Bashkimin Evropian.

Kjo deklaratë ka ardhur nga kryetari socialist, Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel. Rama kërkoi që Shqipëria të nxitojë të largohet nga horizonti i kuq, që e mbante atë larg integrimit Euro-Atlantik. “Shqipëria ka humbur shumë kohë për shkak të një politike të vjetër sherresh për interesa të politikanëve që janë fshehur para syve të popullit, i cili është marrë peng. Opozita është e vetëdijshme për rëndësinë e imazhit të Shqipërisë dhe për paraqitjen e interesave të shqiptarëve përtej interesave të ditës. Ne duhet ta nxisim procesin e integrimit, duke përshpejtuar hapat dhe nxitur qeverinë që të aplikojë për statusin e kandidatit, duke filluar nga vjeshta e ardhshme”, është shprehur Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›