E Diel, 1 Nëntor 2026

Përballë mizorisë, shteti do zbatojë platformën e tolerancës zero ndaj krimit

Shefi i ekzekutivit, Sali Berisha ka vlerësuar punën e strukturave të Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar në vend, ndërkohë që ka garantuar mbështetje të plotë në këtë betejë pa kompromis. Ai ka konfirmuar se do të rishikohet statusi i punonjësit të policisë, por edhe shtimi i mund, por edhe shtimi i mundësive ligjore për sekuestrimin e kriminale që krijojnë këto celula


TIRANE – Kryeministri Sali Berisha garanton mbështetje të plotë të qeverisë, për Policinë e Shtetit dhe strukturat e angazhuara në luftën kundër krimit të organizuar, për rritjen e eficencës dhe asgjësimin përfundimtar të elementëve kriminalë në vend. Kreu i qeverisë u shpreh para drejtuesve të policisë, se statusi i punonjësit të Policisë së Shtetit, i rënë në krye të detyrës do të rishqyrtohet nga themeli, me qëllim, siç u shpreh ai, që familjet e policëve të rënë, përveç njerëzve të tyre të dashur, të kenë çdo gjë tjetër. Gjashtë ditë pas rënies në krye të detyrës të 4 oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj dhe Altin Dizdari, kryeministri Berisha shprehu mbështetjen e gjithanshme të qeverisë për Policinë e Shtetit, në një luftë efiçente kundër krimit, Kryeministri deklaroi se do të amendohet edhe ligji për luftën kundër krimit dhe sidomos ekonominë kriminale që krijon ai. Kreu i qeverisë shprehu dhe një herë ngushëllimet për katër oficerët e policisë që siç theksoi ai ranë heroikisht të premten e kaluar në Durrës, në përpjekje për të arrestuar Dritan Dajtin, kriminelin më të egër, më të rrezikshëm, terroristin, i cili me veprimtarinë e tij të shtrirë në disa shtete, përbënte një rrezik të madh jo vetëm për sigurinë në Shqipëri, por edhe për vendet mike. “E premtja që shkoi ishte një e premte e zezë. Por, ishte një ditë në të cilën heroizmi juaj, trimëria, vendosmëria për zero tolerancë kundër krimit, ishin më kulmore se kurrë. Asgjë më të dhimbshme nuk ka për ne sesa mungesa sot e Fatosit, Kastriotit, Altinit dhe Sajmirit. Por, do të ishte tmerrësisht më e dhimbshme nëse ndaj kësaj bande dhe këtij superkrimineli nuk rezervohej toleranca zero që njësiti i operacioneve speciale u rezervoi atyre atë ditë”, tha Berisha duke iu drejtuar punonjësve të policisë të pranishëm në këtë takim. Kreu i qeverisë vuri në dukje se nëse ka një sakrificë sublime për ligjin dhe në emër të ligjit, rasti më i pastër dhe heroik është rasti i 4 oficerëve të policisë që ranë në krye të detyrës për arrestimin e të shumëkërkuarit Dajti. “Ndërmjet të gjitha varianteve të mundshme, ata zgjodhën më ligjorin, më dinjitozin për një shoqëri dhe vend të lirë. Atyre nuk u kushtonte gjë të qëllonin me breshëri mbi makinën e superkriminelit, por ligji u kërkonte dorëzimin e tij”, tha Berisha duke sjellë në vëmendje operacionin e zhvilluar të shtunën e kaluar në plazhin e Durrësit, kur i shumëkërkuari Dajti hapi zjarr ndaj forcave të policisë, duke vrarë 4 prej tyre. Shefi i ekzekutivit vlerësoi punën e Policisë së Shtetit në këto katër vite, në organizimin e qindra operacione brenda dhe jashtë vendit dhe vendosjen para ligjit të qindra bandave kriminale dhe mbi 1 mijë anëtarëve të tyre. “Shërbimi që i keni bërë vendit është i jashtëzakonshëm. Asnjë nga sukseset e sotme të Shqipërisë nuk do ishte i mundur pa trimërinë, vetëmohimin, vendosmërinë dhe sakrificën tuaj. Të gjitha arritjet kanë për themel rendin dhe sigurinë që ju i dhatë vendit dhe luftën me zero tolerancë që ju adaptuat”, cilësoi kryeministri. Berisha cilësoi se e premtja e kaluar, dëshmon se toleranca zero e Policisë së Shtetit kundër krimit është më funksionale se kurrë. Vendimi i qeverisë/Status të ri për oficerët e rënë në krye të detyrës TIRANE - Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë i kërkoi Ministrit të Brendshëm të nisin procedurat për ndryshimin e statusit të policëve të rënë në krye të detyrës. Kryeministri propozoi që me statusin e ri, fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës të përfitojnë pagën e plotë deri në moshën 18 vjeç dhe pas kësaj periudhe bashkëshortet të marrin pensionin e tyre. Kreu i qeverisë kërkoi gjithashtu edhe shpërblimin e oficerëve të tjerë, të cilët morën pjesë në operacionin për asgjësimin e bandës kriminale të Dritan Dajtit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›