E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetja e PS në spital, Topalli vizitë

Greva e urisë, e organizuar nga Partia Socialiste dhe aleatët e saj, ka shënuar pasojën e parë. Mëngjesin e djeshëm, deputetja Klodiana Spahiu është shoqëruar për në Spitalin Ushtarak, ku i është nënshtruar trajtimit mjekësor për shkak të komplikacioneve shëndetësore. I menjëhershëm ishte reagimi i përfaqësuesve socialistë, teksa kreu i tyre, Edi Rama, pas vizitës që ka zhvilluar në Spitalin Ushtarak, shprehu mbështetjen e vet dhe rikonfirmoi se protesta e opozitës nuk do të ndalet. Kjo ngjarje e parë e grevës së urisë ka sjellë me vete edhe lëvizje me karakter politik nga institucionet e vendit. Në ambientet ku është shtruar deputetja socialiste ka mbërritur edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Ajo është kujdesur që të shmangë çdo koment politik për të shprehur mbështetjen në trajtimin mjekësor të deputetes socialiste. “Jam e gatshme në çdo moment, për çdo nevojë shëndetësore që do të keni”, është shprehur Kryetarja e Kuvendit në vizitën e saj pranë Spahiut.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›