E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullim përjetë gjyqtarit boshnjak

Vendimi

Një përjashtim përjetë dhe dy skualifikime. Këto janë masat e marra nga Disiplinori i UEFA-s ndaj tre arbitrave, të përfshirë në skandalin e trukimit të ndeshjeve, që po hetohet nga policia gjermane. Mes vendimeve të dekretuara më 18 shkurt, spikat përjashtimi përjetë për Novo Paniç, gjyqtarin nga Bosnjë-Hercegovina, i cili nuk do të arbitrojë më në asnjë aktivitet futbollistik. Tomishlav Setka, vijërojtës kroat, është skualifikuar deri më 30 qershor 2011, ndërsa arbitri ukrainas, Oleg Oriekhov, është pezulluar për 30 ditë, pasi çështja e tij do të shqyrtohet më 18 mars. Tre “xhaketat e zeza” kanë shans t’i apelojnë vendimet, nëse pretendojnë se ato janë të padrejta.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›