Derbi Dinamo- Tirana Nevil Dede flet per Alsat

Të gjithë prozhektorët e futbollit shqiptar do të drejtohen në “Qemal Stafa” ku në orën 17:00 Dinamo dhe Tirana do të përballen mes tyre në derbin e kryeqytetit që do të mbyllë dhe javën e 18-të të Superligës. Një sfidë kjo e rendësishme për dy skuadrat që kërkojnë të mbeten në garën për titullin kampion. Duke folur për Alsat, trajneri i Tiranës Nevil Dede shprehet se kërkon maksimumin nga kjo ndeshje, ndërkohë që sipas tij fitorja në derbi ka një shije tjeter.
"Normalisht është bukur kur fiton një derbi, është një kundërshtar historik dhe na bën komplet si klub, si staf dhe si ekip që të karrikohemi akoma më shumë. Kundërshtarët tanë po fitojnë dhe dikush mund të mendojë që mund ta na vënë në presion, ne do mundohemi të bëjmë kampionatin tonë deri në fund dhe të mendojmë për kundërshtarin e rradhës që për momentin është Dinamo", tha Nevil Dede, trajner i Tiranës.
Duke folur për titullin kampion, Dede shprehet se Tirana vazhdon të besojë te objektivi madhor i sezonit duke vlerësuar cdo ndeshje.
"Ne do mundohemi të shohim ndeshjet e rradhës. Javët po ikin, kjo nuk është pozitive për ne. Kundërshtarët kanë fituar, mundohemi që dhe ne të fitojmë që të ruajmë diferencën për momentin dhe pastaj më vonë ndoshta dhe e ngushtojmë", u shpreh Dede. Përpara derbit të sotëm Tirana numëron 26 pikë në tabelën e renditjes, por përcec Dinamos duhet të luajë dhe ndeshjen e prapambetur kundër Skenderbeut.
Nertan Prifti