E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim tek 21 Dhjetori ne Tirane. Tritol pikes se union net

Nje shperthim me lende plasese ka shkaterruar thuajse plotesisht zyrat e nje pike te kembimit valutor dhe transfertave te parave ne kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur oret e para te mengjesit prane zones se “21 dhjetorit” ndersa nga shperthimi jane shkaktuar deme te konsiderueshme materiale.

Nga shperthimi i pikes “Union-Net” e cila ndodhet ne nje zone mjaft te populluar fatmiresisht nuk pati te lenduar ndersa dyshohet se shpethimi eshte shkaktuar nga nje sasi e konsiderueshme tritoli. Policia e cila mberriti menjehere ne vendngjarje po heton ne disa pista si ajo e konkurrences por eshe e konflikteve te mundshme.

Sakaq ende nuk ka nje te dyshuar kryesor ndersa pritet edhe zbardhja e plote e ngjarjes nga efektivet blu dhe forcat anti-eksploziv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›