E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi Drita – Gjilani, pa shikues

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka shqyrtuar kërkesën e Dritës – të cilën e kishte mbështet edhe Gjilani – që dënimi prej dy ndeshjeve pa shikues, të cilin ia kishte shqiptuar Komisioni Disiplinor ekipit bardh e kaltër, të hyjë në fuqi pas derbit lokal mes këtyre dy ekipeve, që zhvillohet të dielën.

Mirëpo, KE i FFK-së ua ka kujtuar Dritës e Gjilanit që këtë kërkesë qe dashtë ta dërgojnë në organin e shkallës së dytë, siç parashohin rregulloret.

Andaj, me këtë nënkuptohet se derbi i Anamoravës përfundimisht do të zhvillohet pa praninë e publikut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›