E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipi ideal i El Clasicos

Lexuesit e uebfaqes AS.com kanë votuar formacionin ideal të El Clasicos që zhvillohet sonte nga ora 20:00 në Nou Camp. Në njëmbëdhjetëshen më të mirë mes dy skuadrash, gjenden shtatë futbollistë të Barcelonës dhe katër të Real Madridit.

Ekipi formohet nga Casillas në portë, Alves, Pique, Ramos dhe Puyol në mbrojtje, Busquets, Xavi, Iniesta, Ozil në mesfushë dhe Ronaldo e Messi në sulm.

Barcelona pret Real Madridin në Nou Camp në atë që pritet të jetë duel jashtëzakonisht i rëndësishëm në garë për titull. Pesë ndeshje para fundit, madrilenët kanë katër pikë epërsi ndaj katalanëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›