E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy lojtarë të Gjilanit dënohen me 30 muaj gjithsej

Pasi u dënua me pesë ndeshje jashtë stadiumit të vet dhe pa praninë e publikut, Komisioni Disiplinor i FFK-së ka shqiptuar edhe disa dënime të reja ndaj Gjilanit, shkaku i ekseseve të ndodhura në ndeshjen e tij të javës së kaluar ndaj Hysit.

Kështu, ky organ të premten e ka dënuar me 18 muaj mos-lojë futbollistin e këtij ekipi, Vllaznim Jashari, i cili e kishte shqelmuar portierin e Hysit, Afrim Ademi, i cili ishte bërë për spital.

Për të njëjtën arsye, me 12 muaj mos-lojë është ndëshkuar edhe lojtari tjetër gjilanas Lirion Ferati. Këtë e ka konfirmuar Komisioni Disiplinor për Express.

Kurse, trajnerin e Gjilanit, Sallah Sherifi – i cili tashmë ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë – është ndëshkuar me 250 euro për shkak se me reagimet e tij ndaj vendimeve të gjyqtarëve kishte nxitur edhe publikun të reagojë ashpër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›