E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekenbauer: “Nuk shpenzojmë shumë para”

Me nëntë humbje në 12 ndeshje, Shtutgardi, Shalke 04 dhe Verder Bremen, të tre klubet gjermane të angazhuara në Ligën e Kampioneve, janë të gjitha të kërcënuara të eliminohen në fazën e grupeve. Trajneri i Gjermanisë, Johaikim Lëv, ndihet i shqetësuar: "Është për të ardhur keq kur e krahason me kombetër e tjera europiane. Ka ende kohë për të reflektuar dhe dicka duhet bërë". Për Franc Bekenbauerin, kjo paraqitje e klubeve gjermane në Ligën e Kampioneve, në mungesë të Bajernit, që merr pjesë në Kupën UEFA për shkak të sezonit të keq 2006-2007, ka para së gjithsh arsye financiare.

"Ne vrapojmë në rrezikun të mos jemi kompetitivë në skenën europiane: kampionatin ynë po përjeton një bum të madh, frenkuentimi i stadiumeve tona është nga më të lartat në Europë, por ne investojmë pak para për të rekrutuar lojtarët më të mirë", - tha "Kaizeri" për të përditshmen gjermane "Bild". "Recetat që ne përdorim për shitjen e të drejtave të kampionatit janë akoma larg me ato që përdorin në Angli, Spanjë dhe në Itali. Situata do të ishte akoma më e keqe me ligjin për mbi lojërat që do të ndalojë publicitetin në stadiume për operatorët e basteve në internet", - tha presidenit i Këshillit Mbikqyrës të Bajernit të Munihut. Nga ana e tij, ish-kapiteni i skuadrës së Gjermanisë, Lotar Mateus, deklaroi se i vinte keq për mungesën e pasionit, krenarisë, angazhimit dhe identifikimit të klubeve të tyre nga disa lojtarë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›