E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Demave” u duhet fitorja, bardheblutë s’kanë frikë

Irgis Hysenaj
Partizani do të ketë një tjetër sfidë të vështirë në javën e 11 të Superligës përballë Tiranës, edhe pse i duhet patjetër që të fitojë, nëse dëshiron të vazhdojë të mendojë për titullin. Megjithatë, në këtë përbëllje janë të kuqtë që janë në një gjendje të vështirë, ndërsa Tirana duket se është rikthyer "në identitet". Kryesuesit e Besës së Kavajës këtë rradhë janë në Shkodër, ku do të përballen kundër vendasve të Vllaznisë. Dinamo e vendit të dytë do të udhëtojë në Peqin për tu ndeshur me Shkumbinin, ndërsa Besëlidhja do të përballet Elbasanin në Lezhë. Flamurari i Vlorës do të përballet me Teutën e Durrësit në "Niko Dovana", ndërsa Skërnderbeu i vendit të fundit është në Krujë për të luajtur kundër Kastriotit. Në derbin e tretë rradhazi kryeqytetas midis Partizanit dhe Tiranës do të kemi sërish një përballje të fortë midis dy rivaleve historikë në Superligën shqiptare. Të kuqtë duket se e kanë humbur shkëlqimin e javëve të kaluara dhe në këtë ndeshje do të luajnë vetëm për ta rikthyer atë dhe për të vazhduar që të shpresojnë për titullin kampion. Nga ana tjetër Tirana duket se e ka marrë veten nga ajo situata e vëshirë në të cilën ndodhej. Bardheblutë kanë më besim në vetvete duke pasur parasysh fitoret e marrë në javët e fundit dhe fitimin e sfidës me Dinamon. Ishte pikërisht ky Dinamo që mundi Partizanin 2-0, dhe nisur nga kjo kampionët në fuqi besojnë se e njëjta histori do të përsëritet edhe ndaj "Djemve të Likës". Partizani është në vend të tretë me 20 pikë të grumbulluara, ndërsa Tirana në të 8-tin me 8 pikë më pak. Në sfidën tjetër të rëndësishme midis Vllaznisë dhe Besës, kemi përballë dy skuadra të cilat luajnë një futbolltë bukur dhe të fortë. Kavajasit janë në krye të renditjes me 23 pikë, ndërsa rivalët e tyre në vend të 4 me 16 pikë të marra. Shkodranët do të luajnë përpara publikut të tyre dhe fitorja është objektivi kryesor. Nga ana tjetër verdhezinjve u duhen tre pikët nëse dëshirojnë të vazhdojnë të qëndrojnë në krye të renditjes. Besa vjen pas fitores në shtëpi me Besëlidhjen, ndërsa kuqeblutë pas suksesit të marrë në Korcë ndaj Skërnderbeut. Dinamo i vendit të dytë këtë rradhë do të jetë në Peqin përballë Shkumbinit. Blutë janë në kuotëne 20 pikëve dhe kanë një mundësi të mirë për të arritur vendin e parë, duke pasur paraysh sfidat e vështira të kavajasve dhe Partizanit. megjtithaë, përballë do të kenë një Shkumbin që ka treguar se në shtëpi dhe përballë skuadrave të mëdha di të fitojë. Dinamovitët vijnë pas fitores në derbi me Partizanin, ndërsa peqinasit pas barazimit në "Ruzhdi Bizhuta" me Elbasanin. Në sfidën tjetër mes Teutës dhe Flamurtarit kemi një përballje interesante. Nga njëra anë kemi vendasit që kanë harruar të fitojnë, ndërsa nga ana tjetër një ekip që ndodhet në vend të pestë 16 pikë të grumbulluara. Për durrsakët sfdia e sotme është një mundësi e mirë për të marrë tre pikët e kthesës, ndërsa nga ana tjetër Flamurtari synon fitoren për të vazhduar ngjitjen në tabelë. Vendasit vijnë pas humbjes në Tiranë dhe ndodhen në vend të 11 me vetëm 5 pikë, ndërsa Flamurtari pas fitores në Vlorë me krutanët. Në përballjen e fundit, Kastrioti i vendit të 9 pret Skërnderbeun e vendit të fundit. Për vendasit kjo është një sfidë e mirë për të marrë tre pikët, ndërsa korcarët po kalojnë me të vërtetë caste të vështira, pasi edhe trajneri Sejdini "i ka braktisur". Më të favorizuar në përballejne sotme janë krutanët, të cilët përvecse kanë përballë një skuadër me probleme. Kanë treguar se dinë të fitojnë në shtëpi. Megjithatë, Skërnderbeu nuk ka asgjë për të humbur, mbase edhe bën cudinë me Kastriotin. KATEGORIA SUPERIORE JAVA 11 1 Partizani-Tirana S.Jareci E.Bicaku-M.Dervishi 2 Shkumbini-Dinamo E.Peza A.Guce-F.Elezi 3 Beslidhja-Elbasani N.Abeshi R.Zhuli-L.Mutafaraj 4 Vllaznia-Besa K.Meta F.Lamaj-E.Miho 5 Kastrioti-Skënderbeu T.Latifi E.Doda-D.Salaj 6 Teuta-Flamurtari E.Sino A.Mali-D.Rexha Renditja 1 Besa 23 2 Dinamo 20 3 Partizani 20 4 Vllaznia 16 5 Flamurtari 16 6 Shkumbini 15 7 Elbasani 14 8 Tirana 12 9 Kastrioti 10 10 Beselidhja 9 11 Teuta 5 12 Skenderbeu 4

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›