E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka: Kontributi i Enver Shehut, mbetet i paharruar përgjithmonë

Të enjten u shua në moshën 75-vjeçare, ish-lojtari dhe ish-trajneri i famshëm i Tiranës, legjenda Enver Shehu. Për këtë humbje presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta: "Thellësisht i prekur nga humbja e një prej figurave më të njohura të futbollit kryeqytetas dhe atij shqiptar, zotit Enver Shehu, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë dhe dashamirësit e tij. Ai ishte një prej simboleve të njohura, jo vetëm të Tiranës, por dhe të futbollit shqiptar. Kontributi i tij ka qenë i madh, si në fushën e blertë si futbollist ashtu edhe në atë të trajningut. Ky kontribut, thjeshtësia dhe dashuria e tij për futbollin, e kanë bërë Enver Shehun një figurë simbol, e cila do të mbetet e paharruar për të gjithë. Në emër të FSHF-së dhe në emrin tim personal, më lejoni që të sjell pranë familjes dhe të afërmve, ngushëllimet e të gjithë komunitetit shqiptar të futbollit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›