Derbi brazilian: Dinjo kundër Adrianos
Sot në Milano, në orën 20:30, në stadiumin “San Siro” do të nisë derbi Milan – Inter.
Është e para ndeshje mes skuadrave vendase me pjesëmarrës edhe Murinjo, por që mund të jetë i pari edhe për Ronaldinjon, që “zhurmat” e ardhura nga Milanelo e shohin si titullar në një tredhëmbësh sulmi, i gjithi brazilian, me Kakanë dhe Paton.
“Dinjo po përmirësohet, - është shprehur Ançeloti. – Ka një formë fizikë shumë më të mirë”.
Dhe, me Adrianon nga ana tjetër përkrah Ibrës, do të jetë vërtetë një “derbi brazilian”.