Homoseksualizmi, e gjitha është në kokë
Pyetje:
Doktor,
Jam një nënë tepër e shqetësuar. Para disa muajsh mësova se djali im student në Universitet, është homoseksual. U shokova. Nuk besoj të ketë prind që nuk do të tmerrohej nga një lajm i tillë. Kam edhe një djalë tjetër më të vogël, 15 vjeç, për të cilin jam shumë e frikësuar.
Të lutem më sqaro brenda mundësive këto çështje:
Ka lindur, apo është bërë i tillë djali im?
A ka rrezik që dhe djali i dytë të bëhet homoseksual?
A ka ndonjë mundësi që homoseksualët të kthehen në normalë?
Falemnderit!
Përgjigje:
Problemi i homoseksualizmit gjithnjë e më shumë tërheq vëmendjen e opinionit publik, të seksologëve dhe shkencëtarëve kudo në botë. Ky interesim është rritur shumë, veçanërisht, këto vitet e fundit.
Statistikat më tëreja tregojnë se 10% e njerëzve (e burrave, e grave dhe adoleshentëve) e konsiderojnë veten homoseksualë. Përpara kjo shifër ishte vetëm 2%.
Studiuesit thonë se po të llogariten edhe personat biseksualë, shifra bëhet edhe më e madhe, ajo dyfishohet.
Pse gjithë kjo rritje?
a- Sepse homoseksualët sot kanë dalë nga dollapi dhe shëtitin rrugëve duke kërkuar të drejtat e tyre.
b- Sepse homoseksualizmi duket sikur po bëhet modë, ngaqë duket i veçantë dhe si më i ngrohtë.
Njerëzit e drejtë (heteroseksualë), kudo në botë, me të drejtë bëjnë pyetjen që bën edhe ti:
A kanë lindur të tillë gay-t dhe lesbianet?
Shkenca, ka shumë vjet që ka grumbulluar material të vlefshëm për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje.
Le të shikojmë disa nga këto fakte shkencore.
Që në vitin 1978 Roger Gorski i UCLA (Universiteti i Kalifornisë Los Angjelos ), vuri re se në hypotalamus (një zonë e rëndësishme e trurit), ekziston një grumbullim qelizash speciale, që është shumë here më i madh tek meshkujt, se tek femrat.
Këto qeliza vendosen në pjesën e përparme të hypotalamuasit, në atë vend që quhet Zona Preoptike Mediale.
Kjo zonë, në neurofiziologji, njihet si zona trunore ku përpunohen sjelljet seksuale të personit. Tamam në këtë zonë të trurit, ekzistojnë ndryshime anatomike e fiziologjike, që bëjnë të ndryshojnë sjelljet seksuale të meshkujve nga të femrave.
Gorski zbuloi se në kohën kur një majmun mashkull rritet, ka një periudhë kritike gjatë të cilës formohen qarqet trunore të seksualitetit tek ata. Gorski provoi, gjithashtu, se kur e dëmtoi këtë zonë mediale preoptike, majmuni mashkull u shndërrua në një qenie pa interes seksual për femrat.
Kërkuesit mendojnë se vetëm disa ditë para lindjes, testikujt e fetusit mashkull, sekretojnë hormonin testosteron (hormoni androgjen kryesor), i cili i detyron receptorët nervorë në zonën mediale preoptike të hypotalamusit të zhvillohen. Në qoftë se kjo nuk ndodh, ngaqë nuk sekretohet sasi e mjaftueshme testosteroni - për arsye gjenetike ose dëmtim testikujsh - fetuset mashkullore, më vonë në jetë,identifikohen si femërorë.
Ky ishte një studim tek kafshët.
Po tek njerëzit?
Studentja e Gorskit, Laura Allen, gjeti të njëjtat struktura celulare hipotalamike edhe në trurin e njeriut. Këtë grup qelizash që ajo i gjeti në zonën mediale preoptike tek njerëzit dhe që është tre herë më e madhe tek meshkujt se tek femrat, ajo e quajti INAH-3.
Neuroshkencëtari i njohur në fushën e homoseksualitetit Dr. Simon Le Vay, i cili është themeluesi i Institutit për Edukimin e Gay-ve dhe Lesbianeve në Los Anxhelos, Kaliforni, dhe që është një nga shkencëtarët udhëheqës në fushën e biologjisë homoseksuale, në vitin 1990 arriti në një përfundim të rëndësishëm. Ai ekzaminoi preparatet anatomo-histologjike të hipotalamuseve të marra nga autopsitë e 19 burrave homoseksualë (të gjithë të vdekur nga AIDS) dhe të 16 burrave heteroseksualë ( gjashtë prej tyre të vdekur nga AIDS).
LeVay studioi grupin e qelizave INAH-3, si dhe tre grupe të tjera qelizash që i mori nga zona afër këtyre qelizave.
Ai gjeti se qelizat INAH-3 ishin tre herë më shumë tek burrat se tek gratë. Ai gjeti, gjithashtu, se këto qeliza ishin 2-3 herë më shumë tek burrat e drejtë (heteroseksualë), se tek homoseksualët. Madje, sipas tij, në disa burra gay këto qeliza mungonin fare.
Më vonë, studime më të plota u kryen për gjenetikën e vëllezërve. Gjenetisti Dr. Dean Hammer, duke ekzaminuar faktorët e riskut për disa kancere, që janë më të shpeshtat në disa segmente të popullatës homoseksuale, gjeti se një burrë ka 14%shanse të jetë gay kur ka vëllezër të tjerë gay. Kur nuk ka vëllezër gay, propabilitetet që ai të jetë gay janë shumë më të ulëta, vetëm2% .
Dr. Hammer e shpjegoi këtë meX-Kromosomit.
Studimet e më vonshme për binjakët dhe seksualitetin familjar kanë vërtetuar hipotezën e Dr. Hammer.
Profesor Le Vay thotë se homoseksualiteti shkon me familje. Po qe se je një burrë dhe ke një vëlla gay, shanset për të qenë edhe ti gay rriten 5 herë. Po një soj,kur je një grua dhe ke një motër lesbiane, shanset që të jesh edhe ti lesbiane rriten po ashtu 5 herë.
Biologu Dr. Bruce Bagemihl, ka shkruar librin interesant “Biological Exuberance”. Qëllimi kryesori librit është “që të shuajë keqkuptimin dhe injorancën”.Ai thotë se shumë njerëz, akoma vazhdojnë të besojnë se homoseksualizmi nuk vihet re në botën shtazore. Ata e përdorin këtë si argument për të justifikuar opinionin e tyre që nuk e përkrah homoseksualizmin tek njerëzit.
Dr. Bagemihl, duke kërkuar në shumë burime, gjeti të dhëna që flasin për të kundërtën. Ai përshkruan sjellje homoseksuale në disa lloje arinjsh, shqiponjash, dhe salmonësh. Në librin e tij ka përshkrime të detajuara dhe fotografi të aktivitetit seksual homoseksual në mbretërinë e kafshëve anembanë botës.
Me të drejtë, gjithkujt, ashtu si edhe ti i lind pyetja:
A është homoseksualiteti vetëm zgjedhje e personit?
Dihet që ka disa sjellje që e shoqërojnë homoseksulitetin. Por është plotësisht e qartë, që predispozicioni seksual nuk është krejtësisht një zgjedhje.
Ju dëshironi të dini nëse një homoseksual mund të kthehet në normal.
Ka shumë përpjekje për këtë. Kthimi në normal është shumë i vështirë. Në rastet kur personi homoseksual dëshiron seriozisht që të largohet nga sjellja e tij seksuale homoseksuale dhe bashkëpunon me psikiatrin ose psikologun për ta arritur këtë, rezultatet tregojnë se 70% e rasteve kthehen në normalë. Por edhe pas këtij kthimi, disa shkojnë përsëri në sjelljet seksuale homoseksuale.
Në fund dëshiroj të të them se duhet të qetësohesh dhe ta pranosh si një gjë natyrale orientimin homoseksual të djalit tënd. Homoseksualiteti është sjellje natyrale dhe nuk ka vend për qëndrime homofobike ndaj tyre. Të gjithë jemi qenie seksuale, pavarësisht orientimit seksual që kemi, pra, dëshirës të bëjmë seks me gjininë e kundërt, me të njëjtën gjini, ose me të dy gjinitë.
Uroj gjithë të mirat, Doktori