Evropa bën gati fushatën shokuese antiduhan
Imazhe shokuese në paketat e cigareve, të cilat do të tregojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dëmet që shkakton duhani. Britania e Madhe do të jetë i pari vend evropian që do të zhvillojë këtë lloj mënyre për të ulur numrin e duhanpirësve. Fushata kundër duhanit do të fillojë më 1 tetor: mes imazheve, ajo e tumorit në fyt, mushkërive të shkatërruara nga cigaret dhe dhëmbë tërësisht të mbuluar nga kariesi.
Sipas të dhënave, mesazhet mbi paketa deri më tani kanë qenë të efektshme, pasi shumë njerëz që kanë kontaktuar me shoqatat e caktuara për t’u dhënë ndihmë për lënien e duhanit. Por tani do të kalohet në një formë më të drejtpërdrejtë: jo më fjalë të shkruara, por imazhe, që mund të japin rezultate edhe mët ë mira: studimet kanë treguar se për të qenë më të efektshme, paralajmërimet duhet të ndryshojnë stil herë pas here.
Imazhet do të jetë të detyrueshme në të gjitha paketat e reja duke nisur nga 1 tetori, ndërsa të vjetrat do të qëndrojnë në qarkullim deri në shtator 2009. Në produktet e tjera që përmbajnë duhan, imazhet do të fillojnë të shfaqen në tetor 2010.