Fier, plagosi 4 shtetas, lihet në burg 28-vjeçari
Përpara trupit gjykues Angjelos Sado u shpreh se armën e ka përdorur për vetëmbrojtje dhe jo për të sulmuar shtetasit e plagosur. Megjithatë, një deklaratë e tillë duket se nuk ka mjaftuar për ta shpëtuar Sadon nga “arresti me burg”.
Bashkë me 28-vjeçarin, policia ka vënë në pranga edhe shtetasit Skënder Selamaj 27 vjeç, Emirjon Peshka 22 vjeç , Lulëzim Toçi 22 vjeç dhe Jani Gremo 32 vjeç, të cilët dyshohen se kanë përkrahur dhe dhënë ndihmë autorit të dyshuar të plagosjeve, akuzë që nuk u pranua nga katër të rinjtë.
Ai ka kërkuar që deri në mbarim të hetimeve të ngjarjes të vendosej në dhomat e paaraburgimit ne Vlorë, dhe jo në Rrogozhinë gjë që u pranua nga gjykata.
Gjatë zhvillimit të vlerësimit të masës së arrestit Gjykata e Fierit ishte e rrethuar nga FNSH dhe policicë civilë të komisariatit të Fierit