E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti serb Boris Tadic i vendos kufijtë EULEX-it

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadic i ka bërë thirrje KFOR dhe EULEX të qëndrojnë larg aksioneve të njëanshme dhe përdorimi i dhunës në veri të Kosovës.

Kreu i shtetit serb thekson se shumë shpejt do bëhet i mundur lëizja e lirë e trupave të KFOR-it tnë zonat kuftare në veri Kosovare ku janë të vendosura barrikadat serbe.

“Shteti i Serbisë konsideron që është e nevojshme të mundësohet lëvizje e papenguar e EULEX-it nëpër rrugët në veri të Kosovës, me kusht që të mos transportojnë pjesëtarë të institucioneve të Prishtinës”,- theksoi Tadic.

Tadic ka ripërsëritur thirrjen për qetësi ndaj qytëetarëve dhe distancimin ndaj cdo akti dhune si dhe provokimeve të mundshme.

Sipas tij, furnizimi dhe lëvizja e KFOR-it garantohet me marrëveshjen e Kumanovës, si dhe me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, raporton Koha.

Edhe lëvizja e EULEX-it, sipas tij është e lejuar me Planin gjashtë pikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, e që është miratuar edhe nga Këshilli i Sigurimit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›