Derbi kuqezinjte rigjejne sulmuesin Zlatan Ibrahimovic
Kur mbeten edhe pak orë nga derbi i shumëpritur i Madoninës, te Milani ka nisur gara kundër kohës përsa i takon lojtarëve të dëmtuar.
Lajmet e mira për kuqezinjtë vijnë nga Zlatan Ibrahimoviç, i cili ka marrë rregullisht pjesë në seancën stërvitore të kuqezinjve, ashtu si edhe Tiago Silva, Robinjo, Zambrota, Abate e Sedorf.
Prezenca e suedezit ka bërë që të bien të gjitha dyshimet: ai do të jetë rregullisht në fushë në supersfidën e së dielës. Ibra është arma më tepër e “Djallit” dhe këtë e konfirmon fakti se me 12 golat e realizuar, ai i vetëm ka shënuar sa të gjithë sulmuesit e rivalëve zikaltër të marrë së bashku.
Stërvitje të diferencuar në Milanelo ka zhvilluar portieri Kristian Abiati, megjtihatë stafi teknik është optimist për rikuperimin e tij në kohë për derbin.
E ndryshme është situate e Gatuzos dhe Akuilanit. Pas rikuperimit të gjatë, Gatuzo do të detyrohet të qëndrojë sërish jashtë fushave, pasi vazhdon të ketë probleme në sy. Në anën tjetër, Akuilani është I dëmtuar në kaviljen e majtë.
Përveç lajmeve të mira nga infermieria, përpara supersfidës së Serisë A, te Milani ka përfunduar edhe telenovela rreth të ardhmes së trajnerit Masimiljano Algeri. Tekniku do të qëndrojë në krye të stolit edhe për dy vjet të tjerë. Rinovimi i kontratës deri më 30 qershor 2014 u konfirmua në faqen zyrtare të Milanit.