Derbi, sipas parashikimeve
Dinamo ka fituar 2-1 me përmbysje në derbin kundër Tiranës, duke dhuruar një rezultat të parashikuar gjatë javës. Blutë e kanë pasur më të vështirë se sa mendohej ndaj bardhebluve, ndonëse këta të fundit kanë lënë jashtë formacionit një pjesë të lojtarëve titullarë për t‘i ruajtur për finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë, që do të luhet ditën e mërkurë. Ky rezultat i Dinamos i ka siguruar kësaj skuadre qëndrimin në vendin e parë, ndërsa Tirana e sheh t‘i largohet më shumë vendi i tretë, alternativa tjetër për të marrë pjesë në Kupat e Evropës.
Gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve në fillimin e takimit, ku Dinamo është paraqitur me formacionin më të mirë të mundshëm, ndërsa Mema ka lënë në stol Duron e Hykën, duke menduar më shumë për Kupën. Menjëherë kanë qenë dinamovitët ata që kanë shfaqur një ritëm më të lartë të lojës, po pa arritur të rrezikojnë portën e Osmanit. Por në minutën e 21-të është Tirana që i afrohet më shumë golit, kur Xhafaj me një kthesë të shpejtë në hyrje të zonës mposht Kotorrin, por topi ndalet nga shtylla. Dinamovitët përpiqen të kundërpërgjigjen me tentativa nga distanca, por janë të pasaktë, ndërsa Allmuça, në rastin më të mirë që i shfaqet në minutën e 28-të, gjuan jashtë kuadratit. Një tjetër mundësi e mirë për të shënuar për blutë është në minutën e 40-të, kur Vincetiç gjen në zonë Pejiç, por ky gabon gjithçka duke devijuar topin mbi traversë, ndonëse pak hapa larg portës. Ky episod mbyll pjesën e parë me rrjeta të paprekura, ndërsa pjesa e dytë fillon menjëherë me "surpriza". Gjorevski merr një top në mesfushë dhe depërton në qendër. Futbollisti gjuan drejt portës, por topi preket me dorë nga Diop, ndërsa gjyqtari Peza nuk ka dyshime, duke bërë shenjë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Xhafaj ekzekuton saktësisht duke kaluar në avantazh Tiranën në minutën e 50-të. Vetëm dy minuta më vonë, Arapi ka mundësinë të dyfishojë shifrat, por gjuajtja e tij me kokë devijohet nga Kotorri, që shpëton portën nga një gol i sigurt. Për të zgjidhur këtë situatë të komplikuar të Dinamos mendon i zakonshmi Pejiç, i cili në minutën e 58-të lëshon një "predhë" nga rreth 30 metra, e cila ndalet vetëm në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Osmani. Tashmë Dinamo merr plotësisht iniciativën në fushën e lojës dhe provon në të gjitha mënyrat të shënojë golin e avantazhit. Por ai do të vijë vetëm në minutën e 70-të pas një tjetër 11-metërshi të akorduar nga Peza për prekje të topit me dorë në zonë, këtë radhë nga qendërmbrojtësi i Tiranës, Kçira. Kuli nuk e ka të vështirë të mposhtë Osmanin duke kaluar në avantazh ekipin dhe duke bërë që në stadium të shpërthejnë brohorimat e tifozëve dinamovitë. Pavarësisht ndryshimeve të Memës, me aktivizimin e Hykës, Duros dhe Fagut, loja e Tiranës nuk ndryshon gjatë minutave të mbetura, duke i krijuar mundësinë Dinamos të administrojë këtë avantazh dhe të marrë tri pikë shumë të vlefshme në luftën për titull. Ndërsa Tirana, tashmë është në vendin e pestë në kampionat dhe nëse nuk fiton Kupën e Shqipërisë të mërkurën, rrezikon të mbetet jashtë Kupave të Evropës, pasi Besa është 5 pikë larg saj.
Java 30
Rezultatet
Tirana-Dinamo 1-2
Xhafaj 50‘ (11m) / Pejiç 58‘, Kuli 70‘ (11m)
Besa-Partizani 0-1
Hallaçi 27‘
Elbasani-Besëlidhja 3-0
Bejzade 10‘, Xhafa 65‘, Karçev 73‘
Vllaznia-Skënderbeu 2-1
Sukaj 31‘, Rraboshta 83‘ / Thana 47‘
Flamurtari-Kastrioti 1-0
Mema 17‘
Shkumbini-Teuta 3-0
K. Dalipi 40‘, Qorri 54‘, Nora 81‘
Klasifikimi
Skuadra N F B H gol. Pikë
1. Dinamo 30 18 7 5 49-13 61
2. Partizani 30 16 11 3 42-20 59
3. Besa 30 15 5 10 38-30 50
4. Elbasani 30 12 11 7 32-19 47
5. Tirana 30 13 7 10 43-31 46
6. Vllaznia 30 12 9 9 44-37 45
7. Shkumbini 30 12 8 10 31-26 44
8. Flamurtari 30 9 13 8 29-33 40
9. Kastrioti 30 9 5 16 20-36 32
10. Teuta 30 8 7 15 26-38 31
11. Besëlidhja 30 7 7 16 25-48 28
12. Skënderbeu 30 3 2 25 24-71 11
Golashënuesit
20 gola Sinani (2) (Vllaznia)
18 gola Pejiç (1) (Dinamo)
15 gola Duro (3) (Tirana)
12 gola Ngjela (2) (Skënderbeu+Besëlidhja), Bejzade (4) (Elbasani)
11 gola Xhihani (Besa), Bakaj (Partizani)
9 gola Muzaka (3) (Partizani), Sukaj (Vllaznia)
8 gola Plaku (2) (Dinamo), Rizvanolli (Kastrioti) , K. Dalipi (Shkumbini), Mema (2) (Flamurtari)
7 gola Fortuzi (1), Xhafaj (1)(Tirana), Mancaku (4) (Besa)
6 gola Tiko (2) (Skënderbeu), Stojku, Qorri (4) (Shkumbini), Abilaliaj (Partizani), Hysa (Teuta), Mile (1) (Dinamo + Teuta)
5 gola Elokan (Besa), Petrevski (Besëlidhja), Dhëmbi (Partizani), Kuli (3) (Dinamo)