Derdhet nafta në Fier, policia prangos dy banorë

Ndërkohë që protesta e banorëve të komunës Zharrëz në Fier ka vijuar edhe ditën e sotme, ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Ekonomisë për të zgjidhur situatën e krijuar. Kreu i AKBN-së, Besjan Pesha ka ngritur një grup pune me specialistë të fushës per të zbardhur këtë fenomen, ku përfshihej edhe një përfaqësi e banorëve të zonës, të cilët kanë protestuar që prej ditës së djeshme kundër kompanisë kanadeze të naftës, pasi pretendojnë se shpërthimet nëntokësore u kanë shkaktuar shqetësime dhe dëme materiale në banesat e tyre.
Punonjësit e firmës kanadeze që administrojnë këtë stacion kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë, duke vënë në pranga dy prej protestuesve të ditës së djeshme, kurse 12 të tjerë do të procedohen penalisht në gjendje të lirë nga policia. Sipas burimeve nga policia janë vënë në pranga Kastriot Beluli, 45 vjec dhe Gentjan Asllani, 38 vjec, të dy banues në Zharrez Fier për veprat penale të "Shkatërrimit te prones me mjete te tjera" dhe "Organizimit dhe pjesmarrjeas ne grumbullime të pa ligjshme".
Sipas policisë ata kanë hyrë në mënyrë të paligjshme dje në mesditë në vendin e quajtur Depot e Firmes "Bankers" ne vatren e pusit nr.5007 dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë hapur depot e naftës të kësaj firme ku kanë derdhur një sasi të konsiderueshme nafte bruto, si dhe kanë bllokuar rrugën nacinale Fier-Rroskovec.