E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi evropian i uritur për zgjedhjet në Greqi

Evropë- Komentatorët në Europë shpjetuan të paralajmërojnë kundër euforisë greke, mbi fitoren e Demokracisë së Re, që është pro qëndrimit të Greqisë në Eurozonë.

Që pas rezultateve pati nje ndjesi se rezultati mund t’i lejonte tashmë kapitalet evropiane të merrnin frymë lirisht, por ka ende analistë që parashikojnë bisedime të gjata në Athinë dhe mbi të gjitha negociata të vështira me kreditorët e vendit.

Ndërkohë ka edhe te tjerë që besojnë se dëmi tashme është bërë dhe se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve Greqia i ka veshur këpucët për të dalë jashtë Eurozonës.

Ja çfarë raportojnë mëdiat evropiane mbi rezultatin e zgjedhjeve greke dhe impaktin e tij:

Gjermani:

Gazeta Frankurt Allgemeine

Rezultati i zgjedhjeve nuk e ndryshon faktin që Greqia ka ende 327 miliarda euro borxh.

Der Spiegel

Fitorja e Demokracisë së Re mund t’i lejojë Greqisë të marrë frymë për pak. Koalicioni Demokracia e Re- Pasok mund të jetë popullor për kreditorët grek në BE, por shumica e grekëve do të donin gjithsesi t’i shpornin ato jashtë Greqisë.

Berliner Zeitung

Fituesi i zgjedhjeve greke Antonis Samaras, nuk ka asgjë për të festuar. Nën një presion të jaqzshtëzakonshëm kohë ai duhet të formojë një qeveri që do të përballet me sfida të pamundura. E vërteta e hidhur është se grekët që u rebeluan dje në shënjë krenarie ndaj paketës ekonomike, janë gdhirë sot si lypës.

Francë:

Le Figaro

Rezultati i zgjedhjeve greke i lejoi Europës të marrë frymë lirisht.

La Liberation

Asgjë nuk është vendosur për Antonio Samaras,atij sërsih i duhet të gjejë aleatë për të bërë realitet ëndrrën e tij për tu bërë kryeministër.

L’Express

Fitorja e Demokracisë së Re nuk mund të merret si një PO” entuziaste

Britani:

The Guardian

Është e paqartë çfarë ka ndodhur- nuk ka shumicë, as platformë për një qeveri stabël dhe ende asnjë progres për një rimarrje të shpejt. Europës shumë shpejt do t’i duhet të zgjedh mes oksigjenimit të likuiditetit në terma më pak shkatërruese ose të rri e të shoh bankat greke që falimentojnë me zhurmë.

The Independent

Kontradiktat kulturore mes një pjese të konsiderueshme të Greqisë dhe BE, nuk mund thjesht të fshihen poshtë qilimit. Qeveria e re greke duhet t’i bind qytetarët e saj se qëndrimi i marrëveshjes financiare me BE-në është në të mirë të të ardhmes së tyre. Nga ana tjetër BE duhet t’i krijojë hapsira Greqisë për rritje ekonomike dhe vende të lira pune.

The Daily Telegraph

Pasojat ekzakte të zgjedhjeve greke, nuk kanë më ndonje rëndësi mbi financat globale. Dëmi tashmë është bërë.

Itali:

La Repubblica

Lajmi i mirë është se euro nuk u mbyt në ujrat e Pireut sot.Lajmi i keq është se nuk ka asgjë për tu bërë më, që të parandalohet qoftë edhe një pasojë e vetme e kolapsit total të javëve të fundit.

La Stampa

Le të hedhim sytë nga faktet: Greqia është kthyer në nëj biznes familjar i shkatërruar nga gabime për të cilat nuk mund të bëjmë më asgjë për t’i korrigjuar dhe thjesht vazhdon të humbasë para çdo muaj.

Spanjë:

 El Pais

Humbësit më të mëdha në zgjedhjet greke janë klubi i armiqve të euros. Më shumë se Europianizmi ka dështuar antieuropianizmi.

Matilda Alku/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›