E Diel, 1 Nëntor 2026

Leje drejtimi abuzive, ndalohen drejtues të autoshkollave dhe komisioneve

Pas një hetimi disa mujor i nisur nga Prokuroria e Fierit më 7 tetor të 2011-ës, shtatë persona kanë rënë në pranga për veprat penale të “Korrupsionit aktiv dhe pasiv” pasi kanë pajisur me leje drejtimi të motomjeteve dhe automjeteve në mënyrë abuzive disa shtetas të tjerë kundrejt përfitimeve të paligjshme.

Sipas prokurorisë janë arrestuar shtetasit:

Emiljano Mone,  nën masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, nën dyshimet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, në bashkëpunim”.

Bujar Tahiri,  i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv, të personave që ushtrojnë funksione publike, dhe ushtrimi i ndikimit të patligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Dylaver Shyti, i dyshuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Emiljano Bushi,  i dyshuar për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, në bashkëpunim”.

Xhevair Çaushi, i dyshuar për “Korrupsion pasiv”.

Paskal Bello,  i dyshuar për “Korrupsion pasiv”

Vladimir Nebiaj, i dyshuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave me funksione publike”.

Po kështu ndaj titullarit të këtij institucioni, shtetasit: Luan Baci, është caktuar masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit të detyrës, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale të ryshfetit apo korrupsionit pasiv.

Masat e sigurimit nga gjykata janë lëshuar pasi dyshohet se drejtues dhe anëtarë të komisionit për pajisjen me lejedrejtimi për drejtimin e motomjetve dhe automjeteve, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier, konkretisht shtetasit Luan Baci, Emiliano Mone, Paskal Bello, Emiliano Bushi, në kundërshtim me detyrën kryejnë veprime abuzive, që konsistojnë në dhënien e lejeve për drejtim automjeti shtetasve të ndryshëm kundrejt përfitimeve të paligjshme.

Gjithashtu këta persona, duke mos qenë të pranishëm në programet e përgatitjes teorike dhe praktike, shpallen fitues në mënyrë abuzive e në kundërshtim me detyrën, nga anëtarët e komisioneve të kontrollit të këtyre njohurive si dhe nën ndikimin e shtetasve Bujar Tahiri, titullarit të institucionit Luan Baci, apo personave të tjerë.

Prokuroria nënvizon se në shumë raste personat kandidatë për t1u pajisur me leje drejtimi automjeti paraqiten vetëm ditën kur jepet testimi teorik apo ai praktik dhe plotësimi i dokumentacionit për rregjistrimin dhe pajisjen me leje drejtimi, siç janë vërtetimi i banimit lëshuar nga organet e pushtetit vendor, çertifikata mjekësore që lëshohet nga poliklinika shëndetësore, dokumenti për përcaktimin e grupit të gjakut dhe Rehzusin, apo dhe fotokopje e dëshmisë për kryerjen e kursit të ndihmës se shpejtë mjekësore pranë Kryqit të Kuq Shqipëtar, bëhet nga punonjës të autoshkollave apo nga persona që luajnë rolin e sekserit kundrejt premtimeve apo përfitimeve të paligjshme, pa prezencen e kandidatit.

Ky ndikim sipas prokurorëve ushtrohet jo vetëm te anëtarët e komisonit të pajisjes me leje drejtimi, por edhe te të punësuar të këtij institucioni, dhe konkretisht te shtetasi Xhevair Çaushi, me detyrën e pranuesit të dokumentave.

Prokuroria nnga hetimet e deritanishme thotë se në shumë praktika ka patur mungesa në dokumentacion, të cilat janë kaluar kundrejt përfitimit të parregullt të premtuar.

Po ashtu, drejtuesi i këtij institucioni, shtetasi Luan Baçi, dyshohet të ketë ushtruar ndikim te anëtarë të komisionit më shumë se një herë, si edhe tek inxhinieri i kolaudimit, shtetasi Sabaudin Lilaj.

“Ky ndikim është realizuar në kundërshtim me detyrën, dhe kundrejt përfitimeve të parregullta që i janë premtuar atij. Po ashtu, dyshohet se rreth 50 persona janë pajisur me leje drejtimi pa qenë të pranishëm në provimin teorik dhe praktik të detyrueshëm për të kaluar në këtë fazë’, thotë prokuroria e Fierit duke bërë me dije se hetimet për këtë çështje janë në vazhdim, dhe dyshohet se numri i personave të arrestuar si të implikuar është më i madh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›