“Shtetërrethimi” në Gjirokastër, 2 në pranga për armëbajtje pa leje

Arrestohet në flagrancë në postobllokun e policisë në Kordhocë nga FNSH , DELTA FORCË dhe Forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër një shtetas nga Lazarati i cili qarkullonte me armë zjarri Pistoletë TT. Në vijim të kontrolleve dhe parandalimin per kultivim te lendeve narkotike Drejtoria e Ploicise Gjirokaster, FNSH dhe Delta Forcë që kryejnë shërbim në Pikën e Kontrollit në aksin rrugor Gjirokastër – Jergucat, në vendin e quajtur Kordhocë, ku ditët e fundit janë bllokuar rreth 200 shtetas që tentonin të hynin në Lazarat për të punuar me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, si dhe të bllokimit të kamioneve me pleh dhe boteve me ujë, si dhe pas kapjes së një shtetasi me armë të ftohtë, një tjetër shtetas është arrestuar rreth orës 14:00, në pikën e kontrollit Kordhocë pasi qarkullonte me armë zjarri.
Në zbatim të planit të masave të hartuar nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për kontrollin e automjeteve dhe shtetasëve që qarkullojnë në këtë aks rrugor, forcat e policisë që kryejnë shërbim në pikën e kontrollit në Kordhocë gjatë kontrollit të ushtuar ndaj shtetasit Rigels Proko , 23 vjec, lindur dhe banues në Lazarat të rrethit Gjirokastër , i cili drejtonte një automjet tip benz me targa te huaja, me drejtim lëvizje nga Lazarati në drejtim të Gjirokastrës , i është gjetur e fshehur në xhepin e sediljes së pasme, një armë zjarri Pistoletë tip TT, së bashku me një karikatore me fishekë.
Menjëherë ky shtetas është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër ku dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i tij për veprën penale të "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".
Gjatë postobllokut forcat e policisë në një tjetër kontroll, ndaj shtetasit Henri Manaj 25 vjec, lindur dhe banues në Memaliaj të rrethit Tepelenë , i cili udhëtonte si pasagjer në një automjet tip benz, me drejtim lëvizje nga Saranda në drejtim të Tepelenës, i është gjetur e fshehur në brez një armë e ftohtë thikë , me presë 14 centimetra të gjatë, me mbishkrime në gjuhën greke ku nga ekspertiza e bërë rezultoi se kjo thikë plotëson kushtet e armës së ftohtë. Menjëherë ky shtetas është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër ku dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i tij për veprën penale të "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta".