Zjarri në kashtë, digjet stalla e lopëve
28/12/2008 Kafshët u nxorën jashtë të padëmtuara
LUSHNJË - Flakët dogjën një biznes në Lushnjë. Nga burimet policore mësohet se flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një tjetër biznes. Ai është në pronësi të shtetasit Bashkim Maci. Kjo pikë është ndër biznest më të mëdha në rrethin e Lushnjës. Sipas policisë, kjo firmë merret kryesisht me rritjen e lopëve dhe të bagëtive të imëta. Nga burimet e policisë mësohet se zjarri fillimisht ka rënë në ambientet ku mbahej bari për të ushqyer lopët. Fakti që bari dhe kashta kanë qenë të thata, ka bërë që flakët të ndihmohen dhe të shpërndahen edhe në hapësira të tjera të stallës. Burime të brendshme deklarojnë se flakët më vonë janë përhapur edhe në një nga magazinat, që ishte mbushur me lëndë ushqimore dhe drithëra të ndryshme. Mësohet se zjarri ka qenë tepër i fuqishëm dhe ka vijuar edhe ditën e sotme gjatë gjithë paradites. Sapo ka rënë zjarri, kanë qenë banorët e zonës ata që kanë dhënë alarmin dhe menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Krerët e shpëtimit dhe mbrojtjes nga zjarri kanë kërkuar përforcime nga rrethet Fier, Ballsh, Durrës dhe Kavajë. Sipas tyre, ka qenë shumë e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit të vështirë, i cili nuk u lejonte shumë hapësira. Policia po heton për shkaqet e verbëta të kësaj ngjarjeje, për të cilën ende nuk dihet asgjë konkrete. Njëri version që dyshohet është shkëndija elektrike, por sipas burive ngjarja do të hetohet në dy pista, edhe në atë të vënies së zjarrit me qëllim për arsye të rivalitetit. Gjithsesi, është ende herët për të dalë në konkluzion kanë deklaruar blutë, sipas të cilave dëmi shkon në rreth 200 milionë lekë.