Derdhje parash në recepsion, për pacientët e pasiguruar
Spitalet do të kenë më shumë autonomi, procedurat e tenderimit do t‘i kryejnë vetë, ndërkohë që mjekët do të marrin edhe shpërblime suplementare nga të ardhurat dytësore. Të gjitha këto parashikohen në kontratat e reja të lidhura me Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe spitaleve. Një tjetër risi e këtyre kontratave është dhe nisja e mbajtjeve "shënim" për procesin e akreditimit të qendrave shëndetësore. Akreditimi përfshin shkallën e renditjes dhe kualifikimit të spitaleve, në varësi të kujdesit shëndetësor, pastërtisë, trajtimit të pacientit, autonomisë së qendrës shëndetësore. Llogaritja e kostos të shërbimeve si dhe përgatitja e protokollit të mjekimit për çdo diagnozë është një tjetër detyrë shtëpie për qendrat shëndetësore për vitin 2010, parashikuar në kontratë.
Të ardhurat
"Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor lidhi kontrata me 39 spitale publike, nga të cilat 4 në nivel terciar. Gjatë vitit 2009, Instituti siguroi financimin dhe mbulimin e aktivitetit spitalor me fonde, duke lejuar përdorimin e të ardhurave dytësore 100% për nevojat e vetë spitalit. Si 6-mujor spitalet kanë arkëtuar në total 160 milionë lekë të ardhura, ndërsa gjatë 6- mujorit të dytë kjo shifër pritet të rritet ndjeshëm", u shpreh në fjalën e hapjes drejtoresha e Përgjithshme e ISKSH-së, Elvana Hana.
Megjithatë, problematika nuk ka munguar gjatë vitit të parë të implementimit të reformës, pasi nuk është realizuar hartimi i protokolleve klinike për çdo shërbim dhe hartimi i standardeve mjekësore të spitaleve. Spitalet nuk janë të akredituara, çka e bën të vështirë monitorimin e treguesve të cilësisë dhe performancës për të vlerësuar në mënyrë reale shërbimin spitalor, ndërkohë që vijon të vihet re një nivel i ulët i shfrytëzimit të shtratit. Kështu, mesatarja e shfrytëzimit për spitalet në nivel bashkiak është 31% dhe për spitalet në nivel rajonal 41 %.
Kontratat e vitit 2010
Risi në kontratën spitalore të vitit 2010 do të jetë aplikimi i formave të reja të vlerësimit të treguesve të performancës nëpërmjet futjes së një seti indikatorësh, sikurse është shfrytëzimi i shtratit, niveli i infeksioneve spitalore, shkalla e vdekshmërisë. "Synimi ynë është që një pjesë e pagesës së spitaleve të bëhet në bazë të plotësimit të indikatorëve në mënyrë që mjekët të kuptojnë që eficienca paguhet me buxhet shtesë", tha drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana.
Një nga pikat e rëndësishme, të parashikuara në kontratë, është përgatitja e spitaleve për procesin e akreditimit, pra për vlerësimin e dhënies së kujdesit spitalor, e cila do të sjellë jo vetëm përmirësimin e cilësisë në spitalet tona, por edhe rritjen e përgjegjësisë së personelit mjekësor ndaj qytetarëve që kërkojnë shërbim shëndetësor spitalor. Një pikë tjetër e rëndësishme e kontratave me spitalet do të jetë ngritja e strukturës së shërbimit të recepsionit dhe arkëtimit, e cila do të regjistrojë dhe identifikojë lëvizjen e pacientit, si dhe përfitimin e shërbimit përkatës brenda institucionit spitalor. Mirëfunksionimi i këtij shërbimi do të sjellë ulje të informalitetit dhe rritje të të ardhurave të spitaleve, të cilat do të përdoren për barna, investime dhe shpërblime.