E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak nuk merr asnjë vendim

Asnjë nga pikat e rendit të ditës nuk është miratuar dje në Këshillin Bashkiak. Pas diskutimit të pikës së parë për dhënien e koncesioneve për parkimet nëntokësore, anëtarët e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit nuk kanë rëndë dakord për të vazhduar asnjë diskutim tjetër. Konkretisht çështja e parkimeve nëntokësore do të diskutohet në mbledhjen e radhës dhe për këtë kanë dhënë konsensus pothuajse të gjithë anëtarët. Menjëherë pas diskutimit të buxhetit dhe fryrjes së stafit të bashkisë, kanë nisur debatet mes këshilltarit Ferdinant Poni, nënkryetares së bashkisë, Albana Dhimitri. Komunikimi i kreut të Këshillit Bashkiak, Sokol Dervishi, nuk i ka shkuar për shtat anëtarit Kiço Blushi. Për rrjedhojë ka pasur një ndërprerje të seancës, duke i shtyrë të gjitha pikat e rendit të ditës për diskutim, në mbledhjen e ardhshme. Veç buxhetit dhe koncesioneve për sa i takon parkimeve, në këtë mbledhje pritej të diskutohej edhe mbi çështje të rëndësishme që shqetësojnë banorët e kryeqytetit, që deri tani janë lënë pezull.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›