Në paraburgim, dy persona flenë në një krevat
Instituti Europian i Tiranës, në bashkëpunim me Zyrën e Avokatit të Popullit dhe Shërbimit Ligjor Falas, publikuan dje disa të dhëna lidhur me monitorimin e të gjitha institucioneve të paraburgimit në vend. Një nga qëllimet madhore të këtij projekti është të ndërgjegjësojë opinionin publik në përgjithësi dhe në mënyrën të veçantë qytetarët që gjenden në kushtet e paraburgimit. Sipas monitorimit, ka rezultuar se ka pasur firizk dhe psikologjik. Dy persona në Spitalin e Burgut Tiranë janë mbajtur për njëfarë kohe të gjatë të prangosur në njërën dorë dhe këmbë pas krevatit. Ndërkohë që në Korçë, nuk realizohet ndarja midis të miturve dhe të rriturve.
Në shumë institucione të paraburgimit, ajrimi i qelive nuk është i përshtatshëm dhe kanë ndriçim të pamjaftueshëm natyral.
Ekziston mungesa e ujit të ngrohtë për higjienë personale. Shpesh ambientet e dusheve asnë në kushte jashtë çdo standardi. Pak institucione kanë qeli me banjë brenda dhe në përgjithësi ato janë të përbashkëta nën standardin e minimumit të higjienës", thuhet në raport. Sipas monitorimit, ka raste kur të paraburgosurit janë të detyruar të flenë ose dy vetë në një krevat ose në dysheme. Disa probleme të tjera të konstatuara gjatë monitorimit është mbipopullimi dhe infrastruktura që shpesh janë të vjetra dhe të amortizuara. "Të paraburgosurit e Tepelenës shpesh privohen nga përdorimi i telefonit dhe disa prej tyre ankohen se telefonatat ndaj Avokatit të Popullit apo organizatave të tjera bllokohen apo survejohen", thuhet në publikimin e Institutit Europian të Tiranës. Të tjera probleme me institucionet e paraburgimit janë diskutuar dje në një takim, ku të pranishëm ishin specialistë shqiptarë e të huaj. Pas publikimit të raportit drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra, në prani të të gjithë të ftuarve, deklaroi se nuk ishte dakord me të tilla shifra, duke e cilësuar raportin si të pavërtetë.
"Pranova ftesën e tyre, sepse na intereson çdo OJF, kanë kërkuar bashkëpunim, por kur lexuan raportin kishte ekzagjerime dhe shpifje për situatën aktuale. Kishte gjëra që nuk ishin të vërteta, ka probleme paraburgimi, por ata kishin kaluar etikën.
Kishte dy probleme, studimi nuk kishte etikë dhe profesionalizëm dhe tejkalim të së vërtetës", tha Gazmend Dibra, drejtori i Përgjithshëm i burgjeve