Lohan: Nuk do të luajmë rolin e mediatorit mes palëve
Ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmut Lohan, flet në emisionin "Studio e Hapur" të Eni Vasilit në "Alsat".
Zoti ambasador, çfarë mendoni për këtë situatë të tejzgjatur të bojkotit parlamentar të opozitës?
Është tepër e qartë se e kanë në dorë politikanët e opozitës për të vendosur strategjitë e tyre në interesin më të mirë të vendit të tyre, nuk e kemi ne në dorë të vendosim strategjitë e tyre, ne vetëm vëzhgojmë.
Keni një ide se çfarë kostoje ka kjo për qytetarët shqiptarë në proceset që folëm deri tani?
Ne kemi folur deri më tash për nevojën për reforma tepër të mëdha të cilat nuk mund të arrihen pa praninë e të gjithë deputetëve të zgjedhur në Parlament, për arsye të mazhorancës së kualifikuar si votim, kështu që këtu kemi një kosto për sa i përket vonesës që do të ndodhë në reforma. Por është edhe një çështje tjetër më thelbësore që ka të bëjë me integrimin në BE. Një prej kritereve politike për anëtarësimin në BE është ajo që ka të bëjë me stabilitetin demokratik, i cili duhet të mbështetet në debatin politik, dialogun politik, vendimet politike në Parlament e kështu fakti që Parlamenti nuk mund të funksionojë tërësisht në mënyrë që të sjellë mazhorancën e kualifikuar ky është një faktor që do të ketë ndikim negativ në vlerësimin e Komisionit Europian për kriteret politike të Shqipërisë.
A ndieni një anashkalim të sugjerimeve ndërkombëtare nga ana e opozitës?
Unë nuk ndihem i anashkaluar nga askush. Nuk është se jam një nga pikat e referimit që duhet të kalohem nga forcat politike ose nga opozita, por siç e thashë edhe më parë politikanët në përgjithësi duhet të vënë në zbatim strategjitë e tyre duke marrë përgjegjësi për interesin më të mirë të mundshëm të vendit të tyre dhe nuk kam dyshim që atë po përpiqen të bëjnë këtë.
Opozita ka filluar protestat në rrugë. Keni një vlerësim për këtë situatë?
Sigurisht, manifestimet janë një nga shprehjet e vullnetit të popullit, por ato duhet të jenë paqësore dhe duhet të respektojnë parametrat që janë të përcaktuar në ligj.
Në këtë kuptim i gjeni të drejta kërkesat e opozitës?
Raporti i OSBE-ODIHR sigurisht që ka përfshirë një numër të madh përfundimesh faktuale në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri. Në raport gjithashtu përfshihen edhe një numër i madh rekomandimesh se si mund të trajtohen çështjet që kanë dalë nga zgjedhjet dhe shumë prej tyre do të thonë ndryshime në kodin zgjedhor, të cilat do të mund të bëhen vetëm nëse do të bëhet mazhoranca e kualifikuar në Parlament.
Pra, zgjidhjen ju vazhdoni ta shikoni në rikthimin e opozitës në Parlament?
Ne nuk jemi arbitër. Komisioni Europian nuk ka për qëllim të jetë arbitër. Mesazhi ynë është që një nga kriteret thelbësore për anëtarësim në BE është stabiliteti i demokracisë në vend. Stabiliteti i demokracisë duhet të mbështetet në një Parlament funksional dhe Parlamenti funksional duhet të mbështetet në praninë e deputetëve të zgjedhur dhe nga ky parim mund t‘i kthehemi sërish diskutimit që e kemi bërë më parë në lidhje me reformat që duhet të miratohen, përmirësime që duhen bërë në Kodin Zgjedhor sugjerime që janë bërë në raportin e OSBE-ODIHR-it. Pra, të gjitha këto çështje duhet të trajtohen vetëm brenda Parlamentit dhe jo jashtë tij.
Do ta quanit situatën politike në Shqipëri në krizë?
Unë shikoj që ka një gjendje ngecjeje në zhvillimin e reformave në Shqipëri. Pra një ngecje që është krijuar për shkak të mungesës së mazhorancës së kualifikuar në Parlament.
Ju jeni duke ndërmarrë ndonjë iniciativë për të ulur në dialog pozitën dhe opozitën?
Jo. Jo nuk po e bëjmë këtë.
A keni ndërmend ta bëni?
Siç thashë edhe më parë Komisioni Europian nuk ka për qëllim të jetë arbitri i këtyre spektrave politikë në Shqipëri.
Pra këtë herë nuk do të ketë asnjë ndihmë për politikën shqiptare, siç shpesh ka ndodhur?
Ne kemi bërë thirrje për dialog politik. Fjala dialog do të thotë që ka dy pjesëmarrës në të, pra ne nuk kemi bërë thirrje për trialog të themi, duke përfshirë këtu Bashkimin Europian apo ndërkombëtarë të tjerë. Çështja ka të bëjë me dialogun politik i cili duhet të rikthehet në arenën e politikës dhe siç thuhet duhen dy persona të vallëzojnë tango.
A mendoni se do të kemi vallëzim tango përpara Vitit të Ri?
Kjo do të varet nga partnerët e vallëzimit tango. Të shikojmë nëse festimet e Vitit të Ri do të jenë koha më e mirë e mundshme për të filluar kërcimin.