E lirojnë nga burgu pa njoftuar policinë, "i çmenduri", vret vëllain
Një gabim i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve i ka kushtuar shumë një familjeje në Laç, pasi i sapoliruari nga burgu ka vrarë vëllain e tij. Drejtoria e Burgjeve nuk e ka njoftuar policinë e rrethit për të mbajtur nën mbikëqyrje personin me precedent të rrezikshëm, dhe shkresën për lirimin e tij, e ka dërguar dje, pasi është kryer vrasja. Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Laç, kur Arben Gjoni është vrarë nga vëllai i tij, Paulini, i cili është person me probleme mendore.
Vrasja e vëllait
Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së djeshme në banesën e familjes Gjoni në Laç, kur Arben Gjoni po tentonte të ndalonte vëllain që mos të kryente një vjedhje, pasi që nga momenti që ishte liruar kishte kryer disa vepra penale. Burime nga policia thanë se mes dy vëllezërve kishte nisur një konflikt mëngjesin e djeshëm, që kishte për motiv vjedhjet që kryente njëri prej tyre, ndërsa tjetri nuk e dëshironte këtë fakt. Paulin Gjoni i njohur si një person me precedentë penalë për vjedhje, ka tentuar të realizojë një vjedhje të radhës, por është penguar nga vëllai i tij, Arben Gjoni. Mes tyre ka nisur një konflikt fillimisht me fjalë e më pas Arben Gjoni është goditur me grushte nga vëllai i tij, duke rënë në tokë. Nga përplasja e fortë me dyshemenë, vëllai ka kaluar në gjendje të rëndë shëndetësore. Më pas, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe në mesditë ka ndërruar jetë. Policia tha se për këtë ngjarje është njoftuar rreth orës 07:30 të mëngjesit.
Gabimi i burgjeve
Sipas të dhënave nga policia e Laçit, më datë 9 nëntor, Paulin Gjoni ishte liruar nga burgu. Ai ishte dënuar me 14 vjet burg për tentativë vrasjeje të punonjësve të policisë, kundërshtim me armë të tyre dhe një sërë veprash të tjera penale. Por, duke marrë shkas nga gjendja e tij mendore, Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur që të pranojë gjykim të shkurtuar për të dhe në përfundim të dënimit, ai është liruar nga burgu. Sipas të dhënave procedurale, kur një person i dënuar lirohet nga burgu, për më tepër kur bëhet fjalë për dënime për ngjarje të rënda kriminale, duhet njoftuar policia e vendit, ku i liruari jeton. Menjëherë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duhet të dërgojë telegram në polici për të treguar në lidhje me lirimin e këtij personi, i cili nëse është i rrezikshëm, duhet të mbahet nën vëzhgim. Ndërsa për rastin në fjalë, policia nuk kishte marrë asnjë njoftim nga burgjet. Megjithatë, çudia ka shkuar më tej, kur Drejtoria e Policisë së Lezhës, në orët e mesditës ka marrë një shkresë për këtë të dënuar, ku lajmërohej lirimi i tij, pavarësisht se ishte shumë vonë, se jo vetëm që kishte kryer një sërë veprash penale, por edhe kishte vrarë edhe vëllain e tij.
Aktiviteti dyjavor
Sipas të dhënave policore të Kurbinit, që nga dalja nga burgu, Paulin Gjoni kishte kryer një sërë veprash penale, si shkatërrim prone, vjedhje, rrahje personash të ndryshëm etj. Policia tha se e kishte të dyshuar për disa vepra penale, por edhe nuk dinte si të vepronte me të, pasi me urdhër prokurorie ose vendim gjykate, ai duhej të ishte mbyllur në spital për persona me të meta mendore dhe jo në burg, që të trajtohej si i sëmurë. Sipas ekspertëve, sëmundja e tij është e dukshme, pasi gjatë ditës së djeshme, kur ai është marrë në pyetje, ka deklaruar se vëllain nuk e kishte vrarë ai. Gjatë dëshmisë, ai ka shpjeguar se vëllain ia kishin vrarë terroristët. Megjithatë, policia e ka arrestuar për "plagosje të rëndë me pasojë vdekjen".