Derek isoras i hiqet licenca

Federata e britanike e boksit vendosi që t’i heqë licencën boksierit Derek Çisora për shkak se veprimet e tij dëmtuan rëndë imazhin e këtij sporti.
Ky vendim drastik pritej prej kohësh, pas ngjarjeve të shëmtuara të muajit të kaluar ku Çisora u përlesh me Hejin në sallën e konferencave për shtyp, ndërsa paraprakisht Çisora kishte shtuar paturpësive të tij edhe një shuplaka ndaj Vitali Kliçkos, ndërsa pështyu vëllain e tij Vladimirin pak para fillimit të duelit.
Sipas vendimit, boksieri britanik nuk mund të ngjitet më në ringun profesionist dhe vështirë se ndonjë shtet tjetër do t’ia japë këtë mundësi atij. “Këshilli vlerësoi se Çisora nuk është njeriu i duhur që të posedojë licencën e federatës tonë dhe për këtë arsye vendosi që t’ia heqë”, thuhet në njoftimin e Shoqatës Britanike të Boksit.
Gjithsesi, pezullimi nuk është i përhershëm, dhe kjo nënkupton se i njëjti organ mund ta ndryshojë vendimin në të ardhmen. E vetmja zgjidhje që boksieri britanik ka për momentin është transferimi në SHBA, pasi shteti i Nevadas jep licenca të përkohshme për ata që boksojnë në Las Vegas.
Kjo është edhe arsyeja pse Derek Hej deklaroi se do të transferohej përfundimisht në Las Vegas, pasi pritet që ai të organizojë aty një ndeshje revanshi ndaj Vladimir Kliçkos.