E Diel, 1 Nëntor 2026

Percaktohen ciftet ne fazen cerekfinale te Europa League

Mund të jetë aktiviteti i dytë për nga rëndësia në kontinent, megjithatë edhe Europa League rezervon duele të mëdha dhe mjaft emocionuese. Pas shortit të hedhur në Nion, çiftet që do të përballen në fazën çerekfinale të këtij aktiviteti janë mjaft interesante.
Ndeshja më e fort parashikohet të jetë ajo ndërmjet Shalkes dhe Atletikos së Bilbaos. Gjermanët janë superfuqia e Europa League, përsa I takon emrit dhe kualitetit, megjithatë spanjollët e Bielsas do të kërkojnë tëb vazhdojnë ëndrrën, pasi në 1/8 eliminuan një emër tjetër të madh, si Mançester Junajtid.
Një tjetër skuadër spanjolle, Valencia do të jetë protagoniste në një sfidë mjaft interesante përballë holandezëve të AZ Alkmar, ndërsa ekipi tjetër iberik, Atletiko e Madridit do të ndeshet me Hanoverin e Altin Lalës. Në takimin e fundit, Sportingu I Lisbonës, që eliminoi në mënyrë surprizë Mançester Sitin do të ketë përballë Metalistin, që bëri të papriturën përballë grekëve të Olimpiakosit.
Gjiashtu është përcaktuar edhe skema e sfidave gjysmëfinale, ku fituesja e çiftit Atletiko Madrid-Hanover do të luajë kundër fitueses së AZ Alkmar-Valencia, ndërsa triumfuesja e duelit ndërmjet Shalkes dhe Atletikos së Bilbaos do të ketë përballë fituesen e takimit Sporting-Metalist.
Finalja e këtij viti në Europa League do të luhet në kryeqytetin rumun, Bukuresht në datën 9 maj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›